Ndryshon ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Komisioneri detyrohet të ngrejë padi për çështje me interesa kolektive

Ndryshon ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi”. Komisioneri detyrohet të ngrejë padi për çështje me interesa kolektive

Energjia elektrike nuk është luks që duhet ta gëzojnë vetëm të pasurit, është e drejtë jetike për të gjithë.
Aktivisti Marka/ Padia e AlbChrome është presion ndaj aktivizmit, lirisë së shprehjes dhe Sindikatës së Minatorëve të Bashkuar
A duhet të shpresojmë tek një Institucion Kushtetues i Pavarur, ku drejtuesi emërohet si pasojë e një marrëveshje politike ?

Kuvendi ka miratuar disa ndryshime në ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” me qëllim mbrojtjen më shumë të qytetarëve. Për herë të parë ky ligj mbron dhe qytetarët të infektuar me HIV/AIDS. Tashmë ligji njeh disa 8 forma të reja të diskriminimit si “Diskriminim ndërsektorial”, “Diskriminim i shumëfishtë”, “Diskriminim strukturor”, “Gjuha e urrejtjes”, “Nxitja ose ndihma për diskriminim”, “Qëllimi i shpallur për diskriminim”, “Shqetësim seksual”, “Veçimi”

Gjithashtu, ndryshimet ligjore detyrojnë Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi si institucioni zbatues i këtij ligji që të paraqesë padi, në mbrojtje të parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit, për çështje që lidhen me interesa kolektive”.Një tjetër zhvillim pozitiv me dryhsimet e fundit të ligjit është dhe mundësia që i krijohet Komisionerit që të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese, kur gjatë veprimtarisë së tij konstaton se ligji ose akti normativ cenon të drejtat dhe liritë themelore të individëve.

Nisur dhe nga rastet në rritje të përdorimit të gjuhës së urrejtjes në mediat mainscrean apo online ligji detyron operatorët mediatikë shtetërorë që të publikojnë përmbledhjen evendimeve të formës së prerë të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi me objekt gjuhën e urrejtjes.

Ndërsa në lidhje me ekzekutimin e gjobave nëse nuk paguhen nga kundërvajtësi brenda afatit  45 ditor, ndryshimet ligjore përcaktojnë se vendimi i dhënë shndërrohet në titull ekzekutiv dhe ekzekutohet në mënyrë të detyrueshme nga zyra e përmbarimit, me kërkesë të Komisionerit.

Në lidhje me këto ndryshime ligjore aktivisti Gentian Sejrani, i cili merret me mbrojtjen e drejtave të njeriut shprehet se, “ Kishte ardhur momenti që pas 10 vitesh të rishikohej si ligj dhe padyshim të përfshiheshin disa nga problematikat që vet institucioni por dhe ne si shoqëri civile kemi  hasur gjatë hetimit te ankesave apo zbatimit të vendimeve konkrete. Ndryshimet i shoh shumë positive dhe shpresoj në zbatimin me korrektësi të tyre”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0