Ndotja nga plastika…

Ndotja nga plastika…

30 vite në varfëri dhe të diskriminuar/ Komuniteti rom dhe egjiptian voton masivisht në zgjedhjet parlamentare 2021
Kryefamiljari i sëmurë u vetflijua kur i ndërprenë energjinë elektrike
Ndërron jetë Jani Rustemi, familja në dhimbje apelon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes

plastikaStudimet tronditëse që tregojnë se mikroplastika është gjithandej, duke ndotur detet dhe qiejt e botës, dalin në përfundimin se një rol në përhapjen e saj kanë edhe insektet.

 Shkencëtarët kanë ushqyer me mikroplastikë larvat e mushkonjave që jetojnë në ujë dhe zbuluan se grimcat mbeten brenda tyre edhe pas rritjes. Një tjetër kërkim doli në përfundimin se gjysma e larvave të të ashtëquajturave “miza të majit” në lumenjtë e Uellsit përmbanin mikroplastikë.

Shqetësimi që rrethon këtë lloj ndotjeje po shtohet dita-ditës sepse sa vjen e më shumë del në pah fakti që mikroplastika gjendet edhe në vende ku nuk i shkonte mendja askujt dhe pak është hulumtuar për të parë se si mund ta dëmtojë ajo jetën e egër apo edhe njerëzit vetë.

Grimcat mund të përmbajnë baktere apo kimikate toksike. Mikroplastika është gjetur në ujin e rubinetave anembanë globit, në oqeane, tek krijesat e detit e madje deri në zonat e thella malore të Zvicrës.

“Është një realitet shokues, por plastika praktikisht po ndot çdo cep të botës dhe ekosistemeve të saj”, thotë Amanda Callaghan e Universitetit të Redingut, në Mbretërinë e Bashkuar.

Shumë vëmendje i është kushtuar pranisë së mikroplastikës në oqeane, shpjegon bashkautorja e studimit të fundit, por ndërkohë pak është parë se në ç’ masë po prek edhe qiejt tanë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0