Drejtoria e Burgjeve njofton se për herë të parë, në Shqipëri do të ketë edhe një institucion të vuajtjes së dënimeve për kategorinë e të moshuarve.
Projekti për rikonstruksionin e godinave në Pojskë, Pogradec për të dënuarit e moshës së tretë, i planifikuar për t’u realizuar gjatë vitit 2020-2021 me vlerë të plotë të projektit gjithsej 200 milion lekë.
Qendra është vlerësuar si burg i sigurisë së ulët, në të cilën parashikohen të vendosen rreth 110 të dënuar të moshës së tretë ose dënime të lehta të cilët vuajnë dënimet nëpër IEVP të ndryshme si dhe 90 stafi mjekësor, administrativ dhe policor.
COMMENTS