
Foto ilustruese nga webi
Disa familje në nevojë po përballen me përjashtimin nga skemae përfitimit të ndihmës ekonomike. Familje nga komuniteti romdhe egjiptian dhe jo vetëm kanë shprehur shqetësimin e tyrepranë organizatës Drejtësi Sociale dhe redaksisë së informim.al, se në muajt e fundit atyre u është komunikuar përjashtimi ngaskema pë një afat 6 mujor. Ndryshimet në strukturën familjarejane bërë arsye kryesore e përjashtimit nga përfitimi ndihmësekonomike si dhe penalizimi për një afat 6 mujor.
Ishte familja e qytetarit me inicialet G. Z. nga qyteti i Fierit e cila e adresoi e para këtë problematikë, ata janë penalizuar për 6 muaj nga përfitimi ndihmës ekonomike, pasi vajza që sapokishte mbushur 18-vjeç nuk ishte regjistruar tek zyra punës. Mëherët atyre u ishte refuzuar për shkak se nuk kishin pikët e pamjaftueshme ndërkohë që familja gjendet në kushte tëvarfërisë absolute. Arsyeja e penalizimit për 6-të muaj pasi vajzakishte mbushur 18-tëvjeç, gjë për të cilën nuk ishin njoftuarngaadministrator i zonës.
Niveli arsimor i kësaj familjeje është shumë i ulët dhe për këtëarsye ne i’u drejtuam drejtoreshës së Shërbimit Social Shtetëror, ku në një takim me zv/drejtoreshën na u komunikua se ligjiështë i barabartë për të gjithë.
Familja nga Fieri nuk është e vetmja, së fundmi qytetarë ngaBerati, Tirana janë përballur me të njëjtin fenomen tëndërprerjes së ndihmës ekonomike, menjeherë pas përfundimittë përfitimit dyfish të saj, për shkak të pandemisë.
Aktivista pranë Organizatës për Advokim Social na tregon se eshe famlja e kryefamiljarit B. M. nga Tirana është penalizuar sëfundmi për një afat 6-të muaj pasiqë djali i kryefamiljarit kaarritur moshën madhore.
Por ndryshe nga familja nga Fieri, 18-të vjeçari ishte regjistyruarnë zyat e punës si i papunë por në sistem nuk rezultonte. “Kur ne shkuam së bashku me familjen të pyesim se si është e mundurndërprerja e ndihmës ekonomike menjëherë pasi përfundoi afatii përfitimit të saj 2- fish dyfish, na thanë se për shkka se atyrenuk u ka rezultuar në sistem aplikimi si i papunë i 18-të vjeçari. Pra ata nuk mbajnë përgjegjësi, por ja kalojnë topin njëri-tjetrit.”– shprehet ajo për informim.al.
Ata e drejtojnë gishtin nga qeveria pasi që mendojnë se dysfishimi i asistencës ishte një truk për të marrë vota nëzgjedhjet e 2021-shit. “Si mund të përjashtohem nga ndihmaekonomike dhe të penalizohem, ku familjet nuk kane shkelurasnjë arsye ligjore për tu penalizuar?”– shprehet E.M aktivitstepranë organizatës Për Advokim Social.
Gjithashtu ajo tregon për një tjetër familje nga Tirana e cila ishtepërjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike, për të cilënpunonjësit social nuk kishin asnjë arsyetim. Vetëm pas këmbënguljes dhe kërkesës disa herë për një arsye, punonjësit e shërbimit social e kishin përfshirë atë fondin e 6-të përqindëshit.
Qytetarët të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike janë në kushtetë mbijetesës. Për ta ndihma ekonomike është i vetmi burim i tëardhurave edhe pse të pamjaftueshme
Sipas vlerësimeve të bëra nga një studim i Avokatit të Popullitmasa e Ndihmës Ekonomike nuk është e mjaftueshme për tëmbuluar shpenzimet për ushqim apo aktivitet të tjera tëzhvillimit njerëzor për individë dhe familje në nevojë.
Gjithashtu kujtojmë se këto familje në nevojë kanë disapërfitime nga trajtimi me ndihmë ekonomike dhe penalizimi I tyre për një periudhë 6-të mujore u mohon atyre lehtësira sifamilje në nevojë.
COMMENTS