Ndërtim pa leje, akuzë 60-vjeçares së sëmurë me tumor/ Ligji godet të pamundurit dhe kursen biznesmenët e pallateve pa leje

Ndërtim pa leje, akuzë 60-vjeçares së sëmurë me tumor/ Ligji godet të pamundurit dhe kursen biznesmenët e pallateve pa leje

Të shtëna me armë në Kombinat, autori terrorizon gjithë zonën
Durrës/ Futet në det për të shpëtuar dy fëmijë, humb jetën 19 vjeçari
Aktivistët kërkojnë qendra rezidenciale për strehimin e personave në situatë rruge

Nuk është  tumori me të cilin po lufton Drita Përzhilla më i tmerrshëm sesa drejtësia me të cilën ajo po përballet.

Drejtësia shqiptare e është vënë në kërkim të 60-vjeçares e cila ishte zhvendosur për të jetuar tek i biri në Britaninë e Madhe.

Gruaja është telefonuar nga një oficer i policisë gjyqësore për t’i komunikuar akuza e ndërtimit të paligjshëm dhe ndaj ajo është kthyer këtu në Bërxullë, pavarësisht se dosja ka mjaft paqartësi dhe përplasje provash.

Menjëherë mbasi humbi të shoqin në dhjetor 2021 për të ruajtur nga hajdutët këtë shtëpi një katëshe ku jetonte dhe vilën tjetër të afërmve, familja vendosi të ndërtojë një mur rrethues. Sapo nisën themelet ja behën inspektorët dhe mbas gjobës nënës së katër fëmijëve ja referuan emrin në prokurori.

Sot Drita Përzhilla është nën akuzë për ndërtim të paligjshëm, kurse katër inspektorë për shpërdorim detyre mbasi akuzohen se lejuan që muri të ndërtohej më tej.

Megjithëse gruaja pranoi që i duhej muri për ta ruajtur mbasi jetonte vetëm, hetimet vazhduan edhe gjatë muajve që ajo ishte larguar tek fëmijët në Angli. I vëllai që është bërë avokat rrethanor i 60-vjeçares, këmbëngul se hetimi është devijuar qëllimisht.

“Lejen e kishte marrë i ndjeri, burri i Dritës, tani po të shohësh shkresat kjo firmë nuk përkon me firmën e kunatit tim, se ndërtimi është bërë në tokë të tjetër kujt, në tokën e tjetër kujt, dhe aty ka një numër tjetër për tjetër“, tha vallai i saj, Naim Lushi.

Për të ruajtur stabilitetin e saj shëndetësor çështjen e ndjek i vëllai i cili ka akuza të forta.

“E merr prokuroria Dritën, Drita çfarë qenka bërë qenka bërë nami dhe fap ra pa ndjenja. Është me tumor pra. Ja thash prokurorit. Do shkoj pasnesër dhe do jap sqarime sepse nuk e pranoj këtë akuzë”, shtoi më tej i vëllai.

Avokatja Elvira Hysa që përfaqëson të dyshuarit e tjerë, këmbëngul se në të njëjtat pozita diskriminuese ndodhen edhe klientët e saj.

“Është shumë e vështirë të mbrosh të pafuqishmit sepse s’ka influencë pas tyre dhe askush s’të dëgjon“, u shpreh avokatja.

Top Channel

COMMENTS

WORDPRESS: 0