Ndërsa pensionistët shqiptarë presin 2 mijë lekëshin e fundvitit, Maqedonia e Veriut jep paketën e katërt anti-covid

Muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit , ja cfarë duhet të dijë çdo grua…
Të rritësh një fëmijë me probleme serioze shëndetësore dhe pa baba…
Çështja e punësimit në Elbasan vazhdon të mbetet një nga fenomenet më shqetësuese të banorëve të këtij qyteti.

Ndërkohë që qeveria shqiptare, gjatë gjithë këtyre muajve të pandemisë ka dhënë vetëm dy paketa të ndihmës financiare dhe po përgatitet të japë shpërblime qesharake për fund vit, fqinjët tanë vazhdojnë të përfitojnë mbështetje.

Përveç iniciativave të komunave të ndryshme në Kosovë si ajo e Prishtinës që ka ndihmuar financiarisht qytetarët, madje edhe medjat e goditura, edhe Maqedonia e Veriut ka marrë masa të reja anti – krizë.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit parlamentare miratoi rreth 8 milionë Euro shtesë, si paketë plotësuese të masave për t`u dalë në ndihmë kërkesave dhe iniciativave të më shumë subjekteve që janë goditur nga kriza.

Nga këto mjete, ndihmë financiare në vlerë prej 110 milionë Denarë do të marrin Hekurudhat e RMV-së – Transporti, derisa NP ‘Rrugë Shtetërore’ do të marrë 180 milionë Denarë. Në pjesën e NP-ve dhe SHA-ve në pronësi të shtetit, SHA ‘Ekonomia e Ujrave’ do të marrë rreth 36 milion denarë për pagesën e dy rrogave të 598 të punësuarve, si dhe mjetë për 260 të punësuar në SHA ‘Qendra Tregtare’ – Shkup.

Qeveria ka vendosur t`u ndihmojë edhe transportuesve privat në transportin publik të Shkupit. Transportuesit që përfaqësohen përmes ‘Makekspres’ dhe ‘Sloboda Prevoz’ – Shkup do të marrin mjete për pagesën e ndihmës financiare prej 14.500 denarë për një të punësuar për dy muaj.

Me pakon e re anti-Covid janë përfshirë edhe artistët e estradës, ku u transferohen 2 paga minimale bruto nga 21.776 denarë. 40 Shoqata nga Asociacioni për Vallëzim do të marrin grante nga 2000 Euro për një shoqatë, derisa Çerdhet private të Fëmijëve do të subvencionohen nga 1500 denarë për cdo fëmijë të përkujdesur në periudhën prej 6 muaj.

thumbnail imageNdihmë financiare nga 90.000 denarë do të marrin Ateljetë Dizajnuese për organizimin e dasmave, kurse mjete do të fitojnë dhe Klubet e Natës.
Grante për pagesën e dy pagave minimale bruto nga buxheti do të ketë edhe për Qendrat Edukative për fëmijë dhe Qendrat e Gjuhëve të Huaja. Subvencione për paga do t`u paguhen edhe 48 organizatave rinore.

COMMENTS

WORDPRESS: 0