Pak ditë më parë një klient qëlloi kamarierin për shkak të një vendi të rezervuar në një lokal në qytetin e Elbasanit. Pas disa ditësh në gjendje kome, ditën e sotme ka ndërruar jetë kamarieri.
Lajmi është konfirmuar nga vetë restoranti, përmes një postimi në facebook.
I gjithë debati nisi për një tavolinë të rezervuar në restorantin ku punonte 50-vjeçari.
Autori, i cili kishte shkuar si klient në restorant, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Ai ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar duke e goditur me grushte dhe sende të forta. 50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome dhe ditën e sotme ndërroi jetë.
COMMENTS