Ndërron jetë Jani Rustemi, familja në dhimbje apelon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes

Ndërron jetë Jani Rustemi, familja në dhimbje apelon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes

“Do të na nxjerrin rrugëve”/ Çfarë po ndodh në Selitë?
Kosovë/ Nxënësit e komunitetit Rom dhe Egjiptian veçohen nga shokët e klasës gjatë festës së Abetares
Po biem si mizat’: Histori tronditëse të vuajtjeve dhe vdekjeve, komuniteti rom lutet për ndihmë ndaj pandemisë në Hungari

Familja Rustemi përcolli sot në banesën e fundit djalin e tyre, Jani Rustemi, pas vdekjes së tij ditën e shtunë, në reanimacionin e QSUT në Tiranë. Shkaku i vdekjes raportohet se është arresti kardiak, pasi nuk mundi më të përballojë gjendjen e komës, prej datës 17 prill.
Të lodhur dhe të pashpresë, familjarët apelojnë për drejtësi, zbardhjen e ngjarjes dhe hetimet sa më të shpejta, por deri tani, asnjë e dhënë e re nuk është dhënë nga policia.
rustemi2
Avokat Franc Terihati nga CLE, i cili po ndjek rastin për familjen Rustemi, raportoi dje për MCN.TV se deri tani, asnjë e re nuk është siguruar dot nga autoritet.
“Epikriza ka treguar për përdorim të metadonit në kushte të bllokut të sigurisë. Ende nuk kemi marrë asnjë informacion pavarësisht disa kërkesave që kemi dërguar, për dozën e marrë, kush ia ka administruar Jani Rustemit këtë metadon dhe nëse është ky shkaku i rënies në koma.”

Pas varrimit, familja ka protestuar para Ministrisë së Drejtësisë. Ata deklaruan për mediat se e policia ka dhunuar të riun dhe kërkojnë që të bëhet drejtësi.

“Kontrollova djalin dhe ka pasur dhëmbin e thyer dhe pjesën e veshit të nxirë. Në Spital nuk na lejonin ta shikojmë. Nuk e dimë se s’na lejonin ta shohim. Do të vazhdojmë protestat dhe do të kërkojmë të drejtën kudo. Policia nuk ka të drejtë të prekë një njeri me dorë. Çfarëdolloj krimi të kenë bërë. Askush s’ka të drejtë të dhunojë askënd”, thanë familjarët për mediat.

Në një raport të Komitetit Shqiptar të Helsinkit thuhet se brenda Bllokut të Sigurisë i është dhënë sasia prej 40 mg në ditë, çdo 24 orë, në tre ditë, gjatë kohës që ka qenë i akomoduar aty, konform praktikës së bashkëpunimit me qendrën Aksion Plus, u trajtohej para se të arrestohej për vjedhje.

Çfarë dihet deri tani?
Jani Rustemaj u arrestua më 13 prill, për një vjedhje të vogël. Sipas policisë së Tiranës, më 14 prill, gjatë qëndrimit në bllokun e sigurisë në rrugën “Mine Peza” ka shfaqur probleme shëndetësore. Është njoftuar shërbimi i emergjencës mjekësore, – thotë policia – të cilët janë paraqitur në ambientet e Bllokut të Sigurisë dhe pas ndihmës mjekësore të dhënë, gjendja e tij është përmirësuar”.
i riu mamaja transformed
Sipas kartelës mjekësore të riut i është dhënë metadon për qetësim, pasi prej varësisë nga heroina ka nisur të ndihet keq. Një ditë pasi dyshohet të ketë pirë metadon, më 15 prill Jani Rustemaj është dërguar në gjykatë, ku pavarësisht gjendjes shëndetësore që kishte kaluar, togat e zeza i vendosën masën e sigurimit personal të arrestit me burg. Më 16 prill, 27-vjeçari është dërguar në paraburgim te 313-a, por autoritetet e burgut, “nuk kanë pranuar që ta marrin në dorëzim – thotë zyrtarisht policia- për shkak të mbingarkesës në këtë institucion dhe në këto kushte ai është rikthyer dhe vendosur përsëri në Bllokun e Sigurisë Tiranë”. Më 17 prill i riu i arrestuar ka shfaqur përsëri shqetësime shëndetësore dhe pas ardhjes së emergjencës shëndetësore është transportuar në spitalin “Nënë Tereza”, ku ndodhej në gjendje kome derisa ndërroi jetë sot ditën e shtunë. Familja është lajmëruar dy javë me vonesë.

Deri më tani, deputeti Petrit Vasili është i vetmi që ka reaguar me një shkrim në rrjetet e tij sociale.
AMP e kontaktuar nga disa media, nuk ka raportuar se kanë gjetur ende ndonjë shkelje. Kjo bie në kundërshtim me gjetjet e Komitetit të Helsinkit.

Komunitetit Helsinkut vëren se i riu është mbajtur në shkelje të ligjit dhe të drejtave të të burgosurve në paraburgim, tej afatit 48 orësh të lejuar. Fillimisht është konstatuar nga KSHH, se i riu nuk ka pranuar të transferohet se te burgu 302 se ka një hasëm aty. Por vet burgu 302 ka refuzuar të pranojë transferimin e 27 vjecarit me pretendimin se nuk mbajnë këtë lloj kategorie në institucionin e tyre.

Shkeljet vijojnë edhe më tej kur edhe burgu 313 refuzon transferimin e Jani Rustemit nën pretendimin se ka mbipopullim, gjë e cila ka rënë poshtë nga komuniteti i Helsinkut pasi është konstatuar se në atë moment në burg kanë qenë 50 persona më pak se numri limit, i këtij burgu që është 480. Për Komunitetin e Helsinkut kjo krijon dy standardizim në praktikën e autoriteteve dhe dyshime të arsyeshme, për trajtime të diferencuara me qasje diskriminuese ndaj tyre, për shkak se 27 vjeçari Jani Rustemi i përket komunitetit rom.

COMMENTS

WORDPRESS: 0