Hueyda El Saied është ndarë nga jeta në moshën 46-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk e ka fituar duke mbyllur sytë përgjithmonë.
Hueyda ka qenë një personazh shumë i dashur dhe karizmatik për të gjithë shqiptarët. Ajo ishte një artiste në shumë fusha. 46-vjeçarja kishte një djalë, ndërsa prej disa kohësh jetonte në Luksenburg së bashku me partnerin e saj.
Një nga balerinat e para të viteve 90, ajo posedonte mirë katër gjuhë si anglisht, frëngjisht, italisht dhe shqip. Ajo pati sukses të shkëlqyeshëm në marrjen e një Diplomë Master në Bashkëpunim Ndërkombëtar, të Drejta të Njeriut dhe Politikave Evropiane në Universitetin rome “Tre” në Itali.
Bëhet me dije se artistja do të prehet në Luksemburg dhe homazhet në nder të artistes do të mbahen në orën 15:00 deri në 20:00 tek rruga e Dibrës pranë Medresesë.
COMMENTS