Ndërkohë që në Shqipëri arrestohen pse protestojnë, ja sesi ndihmohen artistët në shtete të tjera..

Ndërkohë që në Shqipëri arrestohen pse protestojnë, ja sesi ndihmohen artistët në shtete të tjera..

Buxheti shtetit/ Ja sa merr bashkia Elbasan
Lumi “gllabëron” rrugën e fshatit
Covid-19/Çfarë po ndodh te Dispanceria? Pacientët janë të rrezikuar të preken nga koronavirus për shkak të…

Ministrja e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu në një dalje për mediat ka njoftuar ditën e sotme për vendimin më të fundit të qeverisë për shkak të pandemisë së Covid-19. Në një deklaratë për shtyp, Manastirliu bëri me dije se nga sot është e ndaluar hapja e klubeve të natës, diskove dhe çdo lloj shërbimi të kësaj natyre në mjedis të mbyllur apo të hapur, përveç restoranteve. Më tej ajo theksoi se mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 3 000 000 lekë dhe me pezullim të aktivitetit për një periudhë një vjeçare. Gjithashtu është e ndaluar muzika pas orës 20.00 në të gjithë mjediset e shërbimeve të çfarëdolloji. Mosrespektimi i këtij detyrimi nga subjektet, dënohet me gjobë 1 000 000 lekë dhe në rast përsëritje, me pezullim te aktivitetit për një periudhë gjashtë mujore. Ky vendim nuk është pritur aspak mirë nga personazhet e njohur, por sidomos nga këngëtarët dhe punonjësit e klubeve të cilët protestuan para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.Raportohet se disa prej tyre janë shoqëruar edhe nga policia. Kjo sepse qeveria ndalon grumbullimet e tubimet për shkak të pandemisë.

Kujtojmë gjithashtu se edhe në Mbretërinë e Bashkuar Unioni i Muzikantëve dhe artistët në ditën e sotme i kanë bërë thirrje qeverisë të prezantojë një të ardhur themelore universale për të mbështetur performuesit që nuk janë paguar gjatë pandemisë së koronavirusit. Ata i kanë drejtuar një letër kancelarit Rishi Sunak ku paralajmërojnë se me turnetë dhe shfaqjet e tjera të anuluara për shkak të Covid-19 shumë prej tyre kanë mbetur pa të ardhura dhe se pasiguria që ka ky sektor do të thotë gjithnjë e më shumë që të punosh si artist është e mundur vetëm për njerëz me prejardhje më të privilegjuar që kanë mbështetje familjare për të ndjekur ëndrrat e tyre. Qeveria britanike ka premtuar një ndihmë prej 1.57 mld paund për sektorët e arteve megjithatë paratë kryesisht do të shkojnë për organizatat duke lënë kështu shumë njerëz që punojnë në këtë sektor pa mbështetje. Një e ardhur themelore universale është përfitimi i parave të paguara nga qeveria për të gjithë artistët, pavarsisht nëse ata janë në punë apo jo, si një mënyrë për të mbrojtur njerëzit që humbin punën. Amelia Womack, nënkryetarja e Partisë së Gjelbër deklaroi: “Është me rëndësi jetike që ne të mbështesim artistët tanë, muzikantë dhe interpretues të tjerë që kanë mbajtur shpirtin me shfaqje përgjatë mbylljes, pavarësisht se shpesh shqetësohen për situatat e tyre të pasigurta financiare.”

COMMENTS

WORDPRESS: 0