Gjatë një aksioni policor ditën e sotme është ndaluar në një makinë të blinduar Ramazan Rraja, nipi i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Bashkë me Ramazan Rrajan është shoqëruar sot nga policia dhe djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhep Rraja, i cili pak vite më parë u akuzua për dhunimin dhe kërcënimin e një vajze. Rasti i Xhisielës bëri bujë të madhe në atë kohë, ku vajza e re tërhoqi më pas akuzat.
Mësohet se policia po kryen kontrolle dhe verifikime për mjetet e blinduara. Deri më tani janë shoqëruar disa shoferë të mjeteve të blinduara, ndërsa tre të tilla janë bllokuar. Ramazan Rraja është një emër i njohur për policinë, pasi është akuzuar për disa ngjarje, për trafik droge apo dhe për masakrën e Fushë-Krujës, ku u ekzekutuan me rreth 100 plumba kallashnikovi tre të rinjtë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.
COMMENTS