Ndalohet nga policia sepse gërmonte në kazanin e plehrave

Përfundon numërimi mbrapsht! Sot nis Kampionati Botëror ‘Qatar 2022’, spektakël i garantuar për plot 1 muaj
Varfëria dhe problemet mendore, e bëjnë këtë familje të luftojë gjithnjë e më pak kundrejt kësaj drame njerëzore…
Ndotja nga plastika…

Pamundësia për të përballuar jetesën bën që shumë njerëz të sigurojnë të ardhurat  duke u vetëpunësuar. Të ardhurat e tyre  rrjedhin nga punë informale, të cilat kërkojnë angazhim të madh fizik.  Mbledhja e mbetjeve të riciklueshme përbën një ndër punët më të zakonshme nga një numër i lartë personash, të cilët e  shohin si të vetmen mundësi pune për të siguruar sadopak të ardhura për të mbajtur familjen. Për këtë arsye ditën e djeshme , një burrë është ndaluar nga policia dhe më pas është vënë në hetim në gjendje të lirë sepse është kapur duke vjedhur në kazanët e mbeturinave. Burime nga policia kanë bërë të ditur se një 42-vjeçar me inicialet S. Z., është kapur në Tiranë duke vjedhur materiale të riciklueshme në zonën e liqenit artificial.“Në rrugën “Anton Ashta”, në kazanët e mbeturinave ka vjedhur disa materiale të riciklueshme”, thanë burimet policore që kanë ndaluar burrin 42-vjeçar dhe më pas e kanë lënë të lirë për ta proçeduar në gjendje të lirë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0