“NDAL NDOTJES SË AJRIT”, Elbasani në protestë!

“NDAL NDOTJES SË AJRIT”, Elbasani në protestë!

Elbasan/ Një person gjendet i shtrirë në rrugë (video)
Elbasan/Aksident në aksin rrugor Elbasn – Metarlugji
Elbasan/Arrestohet çifti , goditën me grushte njëri-tjetrin

Një qytet që hesht është i destinuar të vdesë, me këtë thirrje një grup qytetarësh nga Elbasani kanë protestuar sot në orën 13.00 para Bashkisë Elbasan për ndotjen e ajrit në qytet për shkak të djegies nga kompani private që po bëhen hapur pranë zonave të banuara.

402507202 7485950178083625 363474034403093428 n

Në protestë merrnin pjesë qytetarë të të gjitha moshave, të shqetësuar për përhapjen e sëmundjeve kanceroze në Elbasan. Një prej protestuesve, qytetar i Elbasanit, deklaroi në rrjetet e tij sociale për protestën se:

Sot mora pjesë në protestë kundra ndotjes së ajrit në Qytetin e Elbasanit bashkë me disa aktivistë të shoqërisë civile.
Ne jemi në luftë me egon dhe lakminë e njeriut, sepse ajo është e pangopur, ajo nuk njeh limite. Zoti e krijoi natyrën të pastër dhe e bëri të përshtatshme për natyrën e njeriut, pra natyra është në natyrën e njeriut, por ky i fundit pasi korrupton moralin merr të korruptojë çdo gjë përreth, përfshi edhe vetë natyrën. Dhe me qenë se njeriu denatyrohet për shkak të korruptimit të shpirtit ai merr të denatyrojë edhe vetë natyrën. Ajri i ndotur në qytetin tonë tejkalon shumëfish mesataren e lejuar për ndotjen e ajrit, dhe shifrat e njerëzve që ndërrojnë jetë në qytetin tonë për shkak të kancerit janë të frikshme. Ajri nuk vetëndotet por e ndot lakmia e njeriut të pangopur, që për shkak të saj mbjell vdekje në qytetin tonë. Njeriu modern nuk e ka asfare problem që për të jetuar në luks të mbjellë vdekje, sepse ai e ka humbur boshtin e moralit, e ka vrarë ndërgjegjen dhe shpirtin qortues. Kjo gjë duhet të na bëjë patjetër bashkë, pavarësisht ngjyrave politike, madje edhe ata që nuk janë fare të politizuar, apo që janë kundra të gjithë formacioneve politike, kjo duhet të jetë çështja e të gjitha çështjeve për qytetarët elbasanas. Ajri i ndotur nuk prek veç fëmijët e opozitës, xhanëm as veç ata të pozitës, por fëmijët e të gjithë qytetarëve elbasanas, prandaj ngurrimi për të protestuar për një të drejtë kaq themelore nuk asht aspak i justifikueshëm. Të protestosh për ajrin e fëmijëve, për ajrin e bimëve dhe pemëve, për ajrin e kafshëve dhe shpendëve është një akt moral dhe human, është një akt i shlyerjes së amanetit që kemi mbi supe, sepse ne nuk na vret veç lakmia e tamahqarëve, por edhe heshtja e njerëzve të ndershëm.

WhatsApp Image 2023 11 20 at 4.13.04 PM402648913 7485950128083630 3274630427750884789 n

COMMENTS

WORDPRESS: 0