Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit

Ndahet nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kutelit

Drejtësia e munguar nga politika, dështoi të jepet dhe në sallën e gjyqit
19 gra dhe fëmijë kthehen nga kampet e refugjatëve në Siri
Bllokohet harku i Bërdicës, prezencë uji në rrugën që lidh Shkodrën me Tiranën

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. Mësohet se Atalanta Pasko, regjizore montazhi, vuante nga një sëmundje e rëndë. Atalanta Pasko ka lindur me 23 prill 1951 në Tiranë, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Një emër i njohur në montazhin e filmit shqiptar, por edhe për vetë faktin se është e bija e Mitrush Kutelit.

Testamenti i Mitrush Kutelit: Terreni i letërsisë është tokë ku gëlojnë gjarpërinjtë! Dorëshkrimet ua lë dy fëmijëve, askush mos t’i prekë
Familja e saj ka origjinën nga Arta e Çamërisë. Ne vitin 1970, fillon punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurter, montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji te Mit`hat Fagut. U dallua që në fillim për inteligjencë dhe përparim të shpejtë. Kryen paralelisht me korrespondence studimet e larta për gjuhe-letërsi duke përvetësuar gjuhën frenge dhe italiane. Filmi i parë artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim të verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Më pas ajo kryen montazhin e mbi 20 filmave artistike që dallohen për një montim funksional dhe cilësi të larte: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilën u nderua me çmim për komponentët në Festivalin e 6-shte të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushe e blertë, fushë e kuqe (1984); “Treni niset në shtate pa pesë” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.

COMMENTS

WORDPRESS: 0