Ndahet nga jeta legjenda e portës së Elbasanit, Bujar Gogunja. Rekordi që arriti në futbollin botëror

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Elbasanit, Bujar Gogunja. Rekordi që arriti në futbollin botëror

Universteti Politeknik i Tiranës ka mungesë transparence dhe qasjeje në informacion publik- Paditet nga Qendra për Arsim Cilësor
I vuri tritol makinës së biznesmenit, Gjykata e Elbasanit dënon me 25 vite burg Astrit Sinanajn
Shkodër: Qendrat shëndetësore, pasdite të mbylluara

Është ndarë nga jeta pas një sëmundje të rëndë legjenda e portës së Elbasanit, Bujar Gogunja.

Bujar Gogunja ka qenë një ndër portierët më të mirë në Shqipëri dhe ka thyer rekord me përmasa botërore pas arriti që për 1037 minuta të mos pësojë asnjë gol.
Nga 11 dhjetori i vitit 1983 deri më 13 maj 1984, ai nuk lejoi që të pësojë gol.

Institutit prestigjioz të Historisë dhe Statistikave të Futbollit Ndërkombëtar (IFFHS), që ka konfirmuar një gjë të tillë. Pikërisht në këtë listë të rinovuar, ku janë klasifikuar emrat e 438 gardianëve që e lanë të paprekur rrjetën e portës së tyre për shumë minuta në kampionatet e vendeve përkatëse, bëjnë pjesë edhe tetë portierë shqiptarë.

Portieri lindur më 1957-ën, dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit të parë kampion të verdhebluve në sezonin 1983-1984. Gogunja, ish-portier dhe trajner, ka lënë pas në renditje Peter Çeh të Çelsit, i cili për momentin etiketohet si një ndër portierët më të mirë të botës.
Ndër vite Bujar Gogunja ka qenë një ‘shkollë’ futbolli edhe për brezat e tjerë duke stërvitur portierë që sërish bënë emër pas tij.

Ndarja nga jeta para kohe, jo vetëm që ka hidhëruar pa masë familjen dhe gjithë të njohurit e miqtë e tij të shumtë, por është edhe një humbje për futbollin shqiptar.

COMMENTS

WORDPRESS: 0