Një drekë me miqtë në një restorant japonez në Vomero, në Napoli, një menu fikse për 15 euro, pastaj tragjedia: Luca Piscopo, 15 vjeç nga Soccavo, student model, më 23 nëntor shkon për herë të fundit në një restorant dhe vdes 9 ditë më vonë.
Tani prokurori i Napolit kërkon të shohë me qartë rreth ngjarjes dhe për këtë arsye ka hapur një hetim dhe ka urdhëruar një autopsi. Për momentin, në regjistrin e të dyshuarve për vrasje nga pakujdesia, janë regjistruar pronari i restorantit dhe mjeku i përgjithshëm që i ka përshkruar Lucas një terapi medikamentoze që dukej se funksiononte.
Menjëherë pas vaktit ai fillon të ndihet i sëmurë me të vjella, diarre dhe temperaturë të lartë. Pas simptomave të para, mjeku kishte përshkruar një antipiretik për temperaturën dhe fermente laktike për çrregullimet e zorrëve, më pas i kishte shtuar një antibiotik. Pas një jave, ethet më në fund ishin ulur dhe situata dukej se po përmirësohej dalëngadalë. Në vend të kësaj, më 2 dhjetor, zemra e tij ndaloi.
Tashmë hetuesi kërkon të kuptojë nëse ai ka pasur patologji të mëparshme, edhe pse familjarët e Lucas pohojnë se “ishte në gjendje të shkëlqyer shëndetësore”, nëse vdekja mund të lidhej vërtet me drekën e sushit dhe nëse mjeku i kishte përshkruar terapinë e duhur. Ndërkohë lokali mbetet i hapur në pritje të autopsisë për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.
Përkthyer nga Tgcom
COMMENTS