Naftëtaret/ Nëse do jetë takim elektoral kthehemi në grevë

Naftëtaret/ Nëse do jetë takim elektoral kthehemi në grevë

Kushtetuesja bllokon marrëveshjen me qeverinë italiane, trazira ditën e sotme në hyrjen në parlament, ndërsa maxhoranca ndryshon rregulloren
Rama i vendosur për zbatimin e automisë spitalore: “Mjekët hanë baltë, si skuadra ime”
Politika e agjërimit elektoral, a po i luajnë “fenë” politikanët “hallall” fe-së?

Ditën e sotme gratë naftëtare rreth orës 10 kane lënë mjediset ku qëndruan për shumë se 25 ditë me radhë, duke iu përgjigjur kështu kërkesës së kryeministrit për negociata vetëm në rast se ato do te hiqnin dore nga qëndrimi në greve urie. Naftëtaret u pritën me duartrokitje nga kolegët dhe familjarët e tyre jashtë godinës.

Naftetarët kërkojnë që të zbatohet vendimi i gjykatës për marrjen e pagave të prapambetura e më pas të vijojnë bisedimet për vazhdimësinë e punës në uzinë.

Gratë naftëtare paralajmërojnë kryeministrin se nëse nuk u jep zgjidhje konkrete do të rikthehen sërish në grevë.

Nga ana e kryeministrit është njoftuar se takimi do të realizohet në orën 18:00.

Një takim që shpresojmë të jetë efektiv dhe të mos përdoret nga ana e kryeministrit për fushatë elektorale.

COMMENTS

WORDPRESS: 0