“Na morën në qafë. Më mirë ta na thotë shteti vdisni”, Ankesa nga të sëmurët për listën e re të barnave

Nis zbatimi i praktikës së dyfishtë, VKM i hap rrugë privatizimit të spitaleve “falas”
Rama i vendosur për zbatimin e automisë spitalore: “Mjekët hanë baltë, si skuadra ime”
Reagon QSUT pas rrahjes së mjekes tek infektivi

Që nga hyrja në fuqi e listës së re të barnave të rimbursueshme pacientë që vuajnë nga probleme kardiake e që janë trajtuar deri më tani me një medikament për hollimin e gjakut që ishte i përfshirë në listë u është thënë se nuk do ta marrin më.

Ky bar vazhdon të jetë në listën e rimbursimit, por kanë vendosur disa kufizime për përdorimin e tij sa që një numër i konsiderueshëm pacientesh që janë trajtuar prej dy vitesh u duhet ta ndërpresin.

“Na morën në qafë. Më mirë ta na thotë shteti vdisni”, thotë një paciente.

Pacientet me probleme kardiologjike këtë medikament e kane marre me konsulte te kardiologut.
“Ma caktoi komisioni. Për 6 muaj e mora falas, tani ma shkëputën, arsyen nuk e di”, thotë një paciente tjetër.

Pacientet tanimë duhet të kenë kaluar patjetër hemorragji cerebrale, të jenë edhe me diabet dhe të vuajnë nga hipertensioni që në mënyrë që të plotësojnë kriteret për ta përfituar këtë medikament.

Ndërkohë sipas protokolleve mjekësore ndërkombëtare, të cilat kanë

funksionuar edhe për pacientet tanë deri para listës së re: Ky medikament përdoret për parandalimin e insultit dhe embolisë tek pacientët me fibrilacion arterial jovalvular. Në një, ose faktor risku si hipertension, diabet melitus me konsulte të mjekut të shërbimit të kardiologjisë së QSUT.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0