Mungesa e sinjalistikës rrugore dhe policëve përpara shkolles së muzikës,në qytetin e Korçës rrezikon çdo ditë jetën e fëmijëve edhe pse vitin e kaluar drejtoria e shkollës i ka bërë një kërkesë zyrtare Bashkisë Korçë,për të instaluar policë të shtrirë që do të ulin shpejtësinë e mjeteve. Sot këta policë janë thuajse inekzistent. Gjithashtu mungojnë vijat e bardha,ku fëmijët të kalojnë pa problem rrugën e cila është tepër e frekuentuar nga mbetet. Vetë fëmijët shprehen se janë tepër të rrezikuar teksa kalojnë rrugën që e bëjnë përditë dhe kërkojnë vendosjen e vijave të bardha dhe të një polici. Rreziku që i kanoset çdo ditë fëmijëve nga qarkullimi i dendur i mjeteve,detyron edhe prindërit të shoqërojnë fëmijët ku shkojnë në shkollë,pasi i druhen mundësisë për aksidente të mundshme.
Older Post
Depresioni tek fëmijët…
COMMENTS