Mungesa e medikamentit antialergjik, shkaktoi vdekjen.

Mungesa e medikamentit antialergjik, shkaktoi vdekjen.

Ndihmat për shtresat në nevojë – shumë vonë, shumë pak
Komuniteti rom dhe egjiptian përballë ndotjes së ajrit e ujit/90% e tyre janë gati të reagojnë
A duan të punojnë egjiptianët dhe romët!?

Mungesa e medikamenteve të nevojshëm gjatë kryerjes së operacionit i ka marrë jetën 16-vjeçares B.P.  Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në spitalin “Continental”, Tiranë. E ndjera ishte shtruan nga familjarët për kryerjen e një operacioni në gju si pasojë e dëmtimit të meniskut dhe ligamenteve. Pas hyrjes në sallën e operacionit metabolizmi i 16-vjeçare ka reaguar negativisht ndaj anestezis duke shkaktuar nje reaksion alergjik  i cili rezultoi fatal për jetën e saj. Në moment mjekët e kishin të pamundur mbajtjen në jetë të B.P pasi medikamenti antialergjik ndaj reaksionit mungonte në spital. Familjarët kanë njoftuar humbjen tragjike të vajzës së tyre dhe kanë nisur një denoncim ndaj mjekut anestezist. Medikamente të tilla përdoren dhe nevojiten shumë rrallë nëpër spitale  por një rast i tillë i kushtojë jetën një minorene. B.P ishte e njohur për publikun shqiptarë pasi kishte spikatur me zërin e saj në talentshow-n “Gjeniu i Vogël”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0