Stuhi të forta dhe reshje të dendura shiu kanë përfshirë që prej mbrëmjes së djeshme të gjithë territorin shqiptar. Situata parashikohet të jetë më problematike në Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, për këtë arsye Ministria e Mbrojtjes u ka bërë thirrje Bashkive që të marrin masa.
Qarku i Shkodrës: Ky qark paraqitet më problematiku pasi ka përmbytje. 400 ha në Fushën e Murriqanit nën ujë. Disa fshatra pa drita, probleme në rrugët dytësore. Nga inertet është bllokuar rruga kryesore në Zues dhe lejohet lëvizja në një korsi. Përroi Nikgjonaj në Theth ka dalë nga shtrati ku ka prezencë uji në 3 banesa. Tejmbushje të kanaleve kulluese. 2 familje në Malësi të Madhe janë evakkuar. Në Theth bie bora e parë.
Qarku i Lezhës: Asnjë banesë e përmbytur. Për shkak të erës së fortë është pezulluar lundrimi në Shëngjin. Nga parashikimet pritet që situata të përkeqësohet në vijim më konkretisht në Lezhë, Kurbin e Mirditë.
Qarku i Durrësit: Edhe ky qark është përfshirë nga reshje të dendura shiu, por situata është e menaxhueshme. Ka prani uji në disa akse të qytetit të Durrësit kryesisht në zonë pas stadiumit, që është një problematikë e përhershme si dhe shëtitore, por nuk ka penguar qarkullimin rrugor. Anijet e vogla dhe peshkarexhat deri në datë 22 nëntor nuk lejohet të dalin në det.
Qarku i Vlorës: Në këtë qark ka pasur një erë të dendur, ku disa pemë janë rrëzuar duke bllokuar qarkullimin. Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse që të lirojë rrugën, e ndërsa edhe në Vlorë, anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla nuk janë lejuar që të dalin në det. Trageti i linjës Brindisi-Vlorë është nisur me 6 orë me vonesë. Nga ana tjetër, në Dukat dhe Orikum ka pasur dritave dhe po punohet për rikthimin e energjisë elektrike. Ndërkohë që në qafën e Llogorasë ka prezence mjegulle, por dhe erë të fortë gjë që sjell probleme për drejtuesit e automjeteve.
Qarku i Gjirokastrës: Report Tv mëson se pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur shkëputje të energjisë elektrike. Disa fshatra kanë mbetur për disa orë pa drita. Liqeni i Viroit gati të dalë nga shtrati për shkak të prurjeve në 24 orët e fundit. Dalja e tij nga shtrati do të izolonte qarkullimin në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë.
Qarku i Kukësit: Disa fshatra kanë mbetur pa energji elektrike. Në lumin e Tropojës janë dëmtuar 2 këmbë e 2 urave Bejli që ishin në proces ndërtimi. Në Fierzë, një shtëpi është goditur nga rrufeja, fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Në qarqet e tjera nuk raportohet për probleme.
Vijon…
Shqiptarja.com
COMMENTS