“Mos u përulni para mjekëve o njerëz dele”/ Miku i mësuesit që humbi jetën nga Covid-19 ngre akuza të forta: Gazjoni vdiq se atyre ju desh…

“Mos u përulni para mjekëve o njerëz dele”/ Miku i mësuesit që humbi jetën nga Covid-19 ngre akuza të forta: Gazjoni vdiq se atyre ju desh…

Elbasan / Rrushi ende në pemë, shkak çmimi i ulët dhe mungesa e tregut
Janë vënë në pranga tre të rinj nga Shkodra pasi u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit shumën prej 130,000 eurosh. Qytetaret, Jasmin Pepaj 40- vjeç, Rezart Pepaj 31-vjeç dhe Sherif Kadroviç 36-vjeç , banues që të tre në Shkodër kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit në disa biznese të ndryshme. Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro. Njoftimi i Policisë: Finalizohet operacioni policor i koduar “Signal”. Operacioni, për goditjen e një grupi që kryente veprimtarinë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin. Vihen në pranga 3 shtetas nga Shkodra, të cilët u kapën në flagrancë në tentativë për të përfituar nëpërmjet mashtrimit, shumën prej 130 000 eurosh. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan 12 600 euro të tjera. Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Signal”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë, shtetasit: -J. P., 40 vjeç, R. P., 31 vjeç dhe Sh. K., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër. Drejtoria Hetimore kishte siguruar informacione falë inteligjencës informative, se disa shtetas kryenin veprimtarinë kriminale të mashtrimit, në disa biznese të ndryshme. Këta shtetas prezantoheshin si njerëz të rëndësishëm në strukturat e shtetit, për të përfituar shuma të konsiderueshme parash në euro. Bazuar në këto informacione, Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila regjistroi procedimin penal për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim. Si rezultat i përdorimit të metodave speciale të hetimit dhe bazuar në provat e mjaftueshme të siguruara, në kuadër të operacionit policor të koduar “Signal”, këta shtetas u arrestuan në flagrancë, në tentativë për të përfituar me anë të mashtrimit, në një biznes në Tiranë, shumën prej 130 000 eurosh. Gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat e shtetasve të arrestuar, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 12 600 euro të tjera, të përfituara nga veprimtaria kriminale e mashtrimit. Në total, në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 142 600 euro. Në lidhje me këtë rast, nga Drejtoria Hetimore në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për thellimin e hetimeve, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Policia e Shtetit apelon për të gjithë pronarët e bizneseve që të tregohen vigjilentë ndaj rasteve të tilla të mashtrimit, si dhe të denoncojnë menjëherë pranë strukturave të Policisë së Shtetit, në rast sa janë viktima të kësaj veprimtarie kriminale.
Rritet përsëri çmimi për fauturën e ujit?! Propozimi i fundit i Entit Rregullator…

Miku i profesorit të Medresesë Shkodër, i cili ndërroi jetë pak ditë më parë si pasojë e humbjes së betejës me Covid-19, ka bërë një postim prekës në rrjetin social “Facebook”.

Krahas fjalëve të ndjera që shprehnin dhimbjen e ndarjes së mësuesit nga jeta, ai ngre disa akuza për personat përgjegjës të cilët nuk e dërguan kartelën e të ndjerit në Turqi.

Sipas mikut të tij, Gazjon Rusi nuk vdiq se nuk kishte lekë për t’u kuruar, por ai vdiq nga neglizhenca e punonjësve të spitalit Shefqet Ndroqi të cilëve iu deshën tre ditë t’i bënin send kartelës së tij për ta dërguar në spitalin turk.

Postimi i plotë:

Humba vellain tim! E humba!
Ky eshte fakti e kismeti i tij. Kjo nuk ndryshon njerez e madje fjalet e teperta e diskutimet se si mund te ishte vepruar ndryshe jane te teperta… e di pse jane te teperta?! Sepse asnje gjykim e fjale e njeriut nuk e sheron dot kete vrime te zeze boshlleku, pabesie, dhimbjeje qe ndjej ne mes te kraharorit. Eshte aq e forte sa me duket se kur ul koken poshte edhe mund t’ia shoh ngjyren.
Jam rrit me Gazjonin qe me therriste “moterza”, teze Vjollca Kruja Rusi dhe axhi Bahrine qe me kane bere gjysh e gjyshe. Nuk dua t’i rrjeshtoj kujtimet qe kam me vellain tim per dy arsye :
Jane te MIAT kaq me ka ngelur nga ai.
Nuk ju duhen! Gazjoni ka lene mjaftueshem kujtime e miresi tek cdo kush me te cilin ka pasur te beje, keshtuqe merruni me kujtimet tuaja. Ne kete vorbull dhimbjeje s’do mend ne menyre mekanike kam “shfletuar rrjetin e Facebookut” duke pare nder te tjera shume artikuj mbi Gazjonin dhe ceshtjen e trishte, shume aludime dhe shume “mend”.
Ne shqiptaret dime te japim shume mend!!!
Do te doja te theksoja disa fakte per t’u patur parasysh kur permendet rasti i tij. Gazjoni na la se keshtu ishte plani i Allahut  Gazjoni nuk na la sepse familja nuk kishte mundesi financiare per ta Derguar ne Turqi. Per t’u ndalur ketu… hapja e llogarise bankare dhe GoFound, nje nisem fantastike eshte bere per te mbuluar shpenzime te papritura ne Turqi dhe ndihmuar familjen larg qofte ne ate kohe ne rast fatkeqsie, sepse Gazjoni kishte aq shume miq dhe impakt pozitiv sa gatishmeria financiare e mbeshtetesve ka qene ne gatishmeri qe kue u “ngriten peshe” per dergimin e tij ne Turqi ku do mund te perdorte mushkerine artificiale. Gazjoni nuk ngeli ne Shqiperi nga leku.
Epikriza (kartela) e Gazjonit kerkohej nga Spitali i Turqise qe prej 3netesh perpara se te na linte!! Per cudine e te gjitheve mjeket, apo personat pergjegjes nuk arriten per 4dite me radhe te “gjenin”, “mblidhnin” informacionin e analizave dhe protokollit te ndjekur me Gazjonin qe nga Spitali i Shkodres deri tek ai i Tiranes. Per cudi Spitali “Shefqet Ndroqi” i Tiranes nuk arrinte te dergonte nje click tek adresa e emailit te spitalit Turk, per kartelen e Gazjonit, e cila sipas nje protokolli “normal” te cdo pacienti, ka te regjistruar cdo veprim qe ushtrohet mbi pacientin.
Ne kartele DUHET te shkruhet cdo serum, bombul, tub, analize, gjilpere, ilac… cdo “perkedhelje” (me falni per ironine) e cila eshte aplikuar mbi pacientin. Pra dergesa e kesaj kartele mund te behej me nje klik mbi butonin “Send” tek email-i.
Pyetjet qe me lindin automatikisht jane:
Pse u deshen 3nete dhe nuk u arrit te dergohet ky informacion tek Spitali Turk qe ata te jepnin konfirmimin e dergeses se Gazjonit?
Mos ndoshta kjo kartele nuk ishte plotesuar per cdo veprim mbi pacientin? Kjo na hap pyetje te reja!
Apo mos ndoshta protokolli i veprimeve mbi pacientin kishte caluar, e dergesa e ketyre informacioneve do nxirrte zbuluar mjeket tane? E kjo na con ne te tjera pyetje!
Mos ndoshta duke nxjerre mjeket zbuluar, te cilet jane marioneta te sistemit tone te kulluar shendetsore, do te nxirrte zbuluar sistemin tone udheheqes si rrjedhoje nje kalvar te madh pakenaqesish?
Mos ndoshta shpetimi i Gazjonit, nese do ndodhte mund te kishte ngritur pikepyetje per te tjere te semure? Mos valle alarmi per gjendjen e tij te renduar mund te ishte dhene me heret para intubimit qe dergesa e tij jashte te ishte bere me heret, sic ndodhi me raste te tjera? Gazjon Rusi ishte 39 vjec pa asnje semundje apo ves shoqerues
Mos ndoshta ky status i imi po rrit pakenaqesine e atyre gogoleve qe ferkuan duart kur ai e la kete bote, sepse vdekja e tij do vertetonte dy gjera:
Kaq i paperballueshem eshte virusi sa edhe per njerez me kaq impakt ne shoqeri e kaq miq nuk u dha zgjidhje. Mjeket pra jane heronj krye heronjsh, cakruar nga kjo qeveri, ndaj peruluni njerez-dele!
Jo! Jo! Jo! Peruljen e kemi vetem per Ate!
Ama ju dhe une qe e na eshte dhene dhe pak kohe ne kete Toke MBANI VESH dhe MOS i SHTRINI doren vdekatareve! Gazjoni mund te ishte larguar nga ne edhe ne rruge per Turqi mbase, mund te na kishte lene edhe ne Spitalin Turk mbase, nese do kishte mundur ta ndermerrte ate rruge, kete une nuk e di.
Une di qe u deshen 3 nete per te shtypur “SEND”

COMMENTS

WORDPRESS: 0