“Morëm një karrocë me nje “Jevg” i ngarkuam tubat dhe e ndoqëm karrocën.. Gjuha e urrejtjes “godet” sërish

B(l)eta punëtore akuzohet nga dembelët.
Athinë, një masakër anti-rome vazhdon prej dy ditësh
Edi Oga / Prindër, përgatituni të fusni në dhé vajzën tuaj, dikush që nuk e njihja sot më verboi!

 

 

Rezultate imazhesh për GJUHA E URREJTJES

Është kthyer tashmë “klishe” përdorimi i gjuhës së urretjes në media, e kësaj here trokiti pikërisht në emisionin “Opinion”. Mbrëmjen e djeshme  mes të ftuarve në panel ishte edhe Z. Maks Velo, ku nëpërmjet një termi racial  irritoi opinionin publik. Në bisedë e sipër ai u shpreh:  Morëm një karrocë me nje “Jevg”  i ngarkuam tubat dhe e ndoqëm karrocën ………”. Ky term i përdorur  me nota pezhorative  u pasua  edhe me  të qeshura nga të ftuarit e tjerë në studio.

Sjellje aspak e denjë për figurat publike, të cilët nëpërmjet imazhit të tyre ndikojnë ndjeshëm  në opinionin publik.

Vlen të theksohet se përdorimi i  gjuhës diskriminuese ndaj komunitetit egjiptian në media është kthyer në një fenomen shqetësues dhe përdorimi i termave , shprehjeve fyese dhe degraduese  forcon steriotipet dhe nxit urrejtjen e shoqërisë ndaj këtyre individëve. Gjithashtu rrit inferioritetin e këtyre të fundit ndaj shoqërisë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0