Mjerimi i fshatit Kocul: Banorët kanë më shumë frikë nga varfëria se nga burgu

Ti mbijetosh kancerit të gjirit. Historia e mjekes 31-vjeçare
Bota nuk vuan nga kriza ekonomike por nga kriza morale!
Farmacistja e talentuar shqiptare, Erjona Xhaferaj rrëmben çmimin ndërkombëtar “Aspirational Global Woman Awards 2020”

Rezultate imazhesh për fshati kocul.selenice

“Më mirë burg sesa mjerim”- janë keto fjalët e zonjës Xinxife Idrizi nga fshati Kocul i Selenicës. Një grua e moshuar, pa të ardhura, me një djalë të sëmurë , nuk ka mundësi të ushqehet dhe të paguajë energjinë elektrike, e për pasojë është e detyruar të vërë jetën në rrezik për ta rilidhur  vetë energjinë. Është e gatshme të shkojë në burg për rilidhjen e energjisë, sesa t’i dorëzohet mjerimit. Si kjo e moshuar në fshatin Kocul të Selenicës ka shumë banorë në moshë të thyer, të cilët nuk kanë asnjë të ardhur, e ku edhe ndihma ekonomike u refuzohet për shkak të tokës që zotërojnë, tokë e cila sipas tyre nuk mund të punohet për shkak të moshës së thyer dhe pamundësisë ekonomike.

Ndërsa të rinjtë i tremb nafta dhe gazi natyror. Nga pasuritë nëntokësore mbi të cilat jetojnë thonë se nuk fitojnë asgjë, por vetëm sëmundje.
Në Kocul nuk ka ujë, rrugë dhe drita sepse nuk kanë para për t’i paguar.Varfëria thellohet me braktisjen nga të rinjtë që janë ende në kohë për të shpëtuar sic thonë ata nga rreziqet që ua shkurtojnë jetën.

COMMENTS

WORDPRESS: 0