Mjerim! Nëna e 10 fëmijëve, këmbëzbathur dhe e pangrënë

Vrasësi shqiptar i dy personave do të ekstradohet nga Britania për herë të dytë, kishte kërkuar azil me identitet kosovar
Gruaja raciste nuk pranon që djali të marrë shërbim mjekësor nga mjekë me ngjyrë (Video)
Covid-19 shton diskriminimin racor/ Aktivistja rrëfen ngjarjen e rëndë

 

Herë me bukë e herë pa ngrënë. Mes të ftohtit të dimrit dhe zhegut të verës në një shtëpi të rrënuar, një 68 vjeçare po jeton ditët e saj më të vështira në Rusan të Delvinës. Pas vdekjes së burrit dhe dy djemve, 8 fëmijët e tjerë e shohin rrallë, duke e lënë këmbëzbathur dhe mes vuajtjeve që i sjell skamja.

“Jetoj vetëm këtu”.

Halime Hita u dha jetë 10 fëmijëve, por pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe dy prej djemve po i kalon ditët e vetme në mjerim në të ashtuquajturën shtëpi në Rusan të Delvinës.

“Qëparë hëngra një çikë bukë me dy ullinj”.

8 fëmijët e tjerë, për pamundësi apo arsye që nëna 68 vjeçare i shmang nuk e vizitojnë shpesh.

Me 6 mijë lek pension, ajo shlyen kredinë e mbetur të njërit prej djemve. Ajo që mbetet nuk i mjafton as për ilaçe.

Për bukë e ujë, mendojnë fqinjët, ose kjo nënë duhet të flejë në shtëpi pa ngrënë.

“Nuk më dalin”.

Këmbët e zbathura tregojnë skamjen. Ndërsa patericat që nuk i ndan pamundësinë fizike.

Katër vjet më parë thotë se ka thyer këmbën, dhe operacionin nuk e paguante dot.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0