mjeksia, informatika, inxhinieria: ja degët më të kërkuara nga maturantët

mjeksia, informatika, inxhinieria: ja degët më të kërkuara nga maturantët

Vatra zjarresh prej 10 ditësh në Vlorë, institucionet heshtin
Greqia ne flakë, mijëra banorë largohen nga Athina
OBSH ndryshon emrin e lisë së majmunit, zbulohet arsyeja

Mjekësia e Përgjithshme vazhdon të mbetet një nga degët më të kërkuara për maturantët e çdo brezi, së bashku me inxhinieritë dhe informatikën. Në të njëjtën kohë, Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve në rajon me vetëm 1.2 mjek për 1000 banorë.

E me sa duket mungesa e personelit shëndetësor do të theksohet edhe më shumë në vitet e ardhshme duke qenë se gjithmonë e më pak studentë po vazhdojnë specializimin në Shqipëri. Vitet e fundit vihet re që janë të paktë mjekët e rinj që zgjedhin të konkurojnë për specializim në Universitetin e Mjekësisë të Tiranës, duke zgjedhur të largohen drejt një vendi tjetër.

Edhe këtë vit, kërkesa ishte më e ulët se oferta. Nga 285 kuota të miratuara, vetëm 236 mjekë të rinj zgjodhën të konkurojnë për një vend. E nga këto 236, 41 zgjodhën të tërhiqen ose të mos paraqiten në momentin e fundit. Kjo situatë në fakt, ka vite që ndjehet, së pari nga vetë personeli shëndetësor, nga drejtuesit Universitetit të Mjekësisë apo nga bluzat e bardha në strukturat shëndetësore në vendin tonë.

E përsëri ato që e vuajnë më tepër, janë qytetarët, sidomos në lokalitete më të vogla, ku qendrat shëndetësore e strukturat spitalore po vuajnë për mjekë specialistë, duke e detyruar qytetarin t’i drejtohet Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ose spitaleve private në Tiranë.

Pas 6 viteve studime në degën “mjekësi e përgjithshme”, një i sapodiplomuar ka 2 mundësi: ose të nisë të punojë direkt aty ku gjen hapësirë ose të vazhdojë zhvillimin profesional duke zgjedhur një specializim të caktuar. Në vendin tonë këtë vit u ofruan plot 29 programe studimi – lloje specializimesh – ku më të kërkuarat vazhdojnë të jenë kardiologjia, kirurgjia plastike dhe okulistika. E ndërkohë specializime si mjek urgjence apo mjek internist vazhdojnë të kenë shumë pak kërkesa.

Hendeku i madh kërkesë-ofertë i krijuar në specializimet afatgjata është problematikë e bartur, e në të njëjtën kohë kjo boshllëku i krijuar ndër vite për mjekë specialistë, nuk e ka marrë vëmendjen e duhur në asnjë moment nga qeveria.

Deri para disa viteve, kishte shumë aplikantë por nuk kishte kuota specializimesh të hapura e si rrjedhojë ishin të shumtë ato që u detyruan të 3 lëviznin jashtë për të ndjekur studimet. Në listën përfundimtare të përzgjedhjes së degëve të specializimeve afatgjata në mjekësi për vitin akademik 2020-2021 konstatohet se vetëm 70% e vendeve plotësohen. Ky 30% i mbetur bosh është qartazi një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare. Formimi i mjekëve të rinj që do sigurojnë shërbimin shëndetësor në të ardhmen është drejt shkatërrimit duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e sistemit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0