Mjekët  e traumës në protestë në mbështetje të kolegëve të arrestuar  – mos na paragjykoni

Mjekët e traumës në protestë në mbështetje të kolegëve të arrestuar – mos na paragjykoni

Turqia kundër vendimit të GJED që lejon ndalimin e shamisë në punë
Rritja e çmimeve, qyretarët e pakënaqur… !
Vendimi/Nënave me 3 fëmijë do ju njihet rritja e tyre si vite pune

Sot në orët e paradites mjekët kanë zhvilluar një protest  kundër paragjykimit të bluzave të bardha nga media dhe gjyqësori. Shkak u bë arrestimi i dy mjekëve në spitalin e Traumës  S.M. dhe E.S, të cilët ishin përmendur në një telefonatë së kanë marrë para për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët ofruan mbështetjen për kolegët dhe  theksuan  se bluzat e bardha nuk duhet të arrestohen, pasi problem nuk qëndron te ata por tek sistemi. Ndërkaq ata u distancuan edhe  nga çdo lloj veprimi korruptiv

Mjeku Kirurg Myftar Torba u shpreh se për t’i dhënë fund  korupsionit, në  rradhët e bluzave të bardha, duhet që  të aplikohet autonomia spitalore, ku mjekët paguhen në bazë të performancës dhe  fluksit që përballojnë.

Një  infermiere nga Shkodra dhe  2 mjekë  të spitalit të Traumës në Tiranë ranë në pranga, pasi kishin operuar kundrejt parave  një prej të plagosurve në masakrën e Velipojës ku  4 persona humbën jetën dhe 2 të tjerë mbetën të plagosur.

I ndaluari është 40-vjeçari nga Shkodra, Fatbardh Dyli, me akuzën “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” pasi ka paguar mjekun ortoped dhe kolegun e tij anestezist për të operuar të birin e plagosur Ermilind Dylin.

 

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0