Misteri i Romës, një studente e pastrehë kthehet sërish të jetojë në Suedi me babanë e saj dhe dëshiron të kthehet në universitet.

Misteri i Romës, një studente e pastrehë kthehet sërish të jetojë në Suedi me babanë e saj dhe dëshiron të kthehet në universitet.

Vendimi/ Kriteri që duhet plotësuar për aplikim në shkollë të lartë dhe master
Viti i ri akademik 2019-2020, universitetet hapin dyert sot
Të rinjtë në Shqipëri me master në Call Center

Embla Jauhojarvi, studente suedeze, e cila u gjet duke fjetur  në rrugët e Romës, është shpërngulur në shtëpi dhe jeton me babain e saj.

Embla Jauhojarvi, 21 vjeç, e cila u largua nga familja e saj në nëntor 2016, fillimisht nuk pranoi të kthehej në shtëpi në Stokholm  ku  jetonte me babain  e saj.

Duke folur për The Sun, babai  tha: “Ajo është duke jetuar përsëri me mua. Ajo mund të ketë një të ardhme më të mirë … dhe të planifikojë pak më mirë jetën, gjithmonë ka shpresë.Ishte mrekulli kur e gjeta sërish, pasi unë e humba për shumë kohë, po çdo gjë shkon  mirë tashmë, kur ajo u kthye përsëri.Ajo do të fillojë sërish studimet dhe po pret përgjigjet e provimit të pranimit në universitet ku do të fillojë studimet për drejtësi ose ekonomi, shprehet babai. Embla u zhduk në maj të vitit 2016, para se të zhdukej ajo kishte hequr të gjitha fotografitë e saj nga albumet e familjes. Fillimisht dyshohej se ajo mund të jetë Madeleine, Kate dhe Jerry McCann shpejt e përjashtuan atë dhe filloi kërkimi për prindërit e saj të vërtetë.Ndërkohë në Suedi, babai i saj publikoi fotografinë e saj në internet dhe menjëherë u njoftua nga policia e Romës se ndodhej në Romë. Ai e gjeti atë në njësinë e sigurtë të një spitali në qytet, ku ajo po refuzonte të fliste gjuhën e saj amtare dhe këmbëngulte të përdorte gjuhën angleze ose italisht. Embla, i cili vuan nga sindroma e Asperger, u zhduk ndërsa babai i saj ishte jashtë vendit në një udhëtim në Afrikën e Jugut. Ajo fshehurazi la Suedin dhe udhëtoi në Itali për të marrë një kurs gjuhe në jug të vendit. Kur kursi përfundoi në fund të verës ajo hipi në një tren në kryeqytetin e Romës, por nuk arriti të kthehej në shtëpi në Stokholm.Z. Jauhojarvi shpjegoi: “Kur u ktheva nga Afrika e Jugut, gjeta se Embla ishte zhdukur. Ajo nuk më tha se po largohej. Ajo nuk ka la asnjë shënim. Unë nuk e dija se çfarë kishte bërë ajo, porpas pak javësh, kontaktova policinë suedeze dhe kërkova ndihmë për ta gjetur. Ata thanë se ajo ishte mbi 18 vjeç dhe nuk mund të bënin gjë, pasi bëhej fjalë për moshë madhore dhe nuk mund të shkelej e drejta e saj duke publikuar foto apo të shpallej në kërkim.

COMMENTS

WORDPRESS: 0