Miratohet lista emërore të familjeve që do të përfitojnë bonus strehimi për vitin 2019 në qytetin e Elbasanit.

Elbasan: 30 familje Rome\Egjiptiane dhe Pak përfitojnë “Bonus Strehimi”
Gjuha e urretjes në Media: Aktivistët dhe persona të profileve publike i thonë “Stop” këtij fenomeni
“Me sytë drejt qiellit” : Familjet rome të prekuara nga tërmeti , apel bashkisë Elbasan për ndihmë emergjente

 

 

Ditën e djeshme u zhvillua mbledhja e Këshillit Bashkiak, në sallën e mbledhjeve Bashkia Elbasan me rend dite mbi miratimin e listës emërore të familjeve që do të përfitojnë bonus strehimi për vitin 2019 në qytetin e Elbasanit. Numri i përfituesve për këtë vit arriti shifrën më të lart se vitet parardhëse, plot 64 të pastrehë, ku 57 prej tyre rezultojnë të komunitetit egjiptian dhe rom. Dokumentacionit të dorëzuar nga qytetarët u erdhi në ndihmë organizata “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome”, ku asistuan që nga informimi mbi ligjin e strehimit social e deri te plotësimi i dokumenteve. Vlen të theksohet se tashmë bonusi i strehimit është kthyer zgjidhja e të pastrehëve të qytetit të Elbasanit për të mbuluar pagesën e qerasë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0