Më 31.10.2017 u miratua projektvendimi “Për proçedurën paraprake të përzgjedhjes së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi”. Pas përfundimit të mandatit të zonjës Komisionere në vitin 2015-të, shërbimet e monitorimit të institucioneve të pavarura kanë rikujtuar më shumë se tri herë përfundimin e mandatit, duke i kërkuar Komisionit për çështjen Ligjore, Administratës Publike dhe të Drejtat e njeriut që të rihapë proçedurat.
Ku kjo e fundit i propozon Konferencës së Kryetarëve procedurat që duhet të ndiqen, mënyrën e zgjedhjes dhe kushtet që duhet të përmbush Komisioneri. Dokumentacionet e nevojshme brënda afatit që duhet të aplikojë si dhe vendin ku do të depozitohen kandidaturat.
Relatorja Vasilika Hysi thekson që Kuvendi i Shqipërisë duhet të shpallë njoftim për vendin vakant të Komisionerit. Pasi edhe në 2016-ën kuvendi organizoi dëgjesë të hapur publike duke ruajtur trasparencën gjithëpërfshirëse ku me shtatë kandidate , solli vetëm dy ku këto nuk u votuan nga Kuvendi. Në mbledhjen e rradhës do të mësojmë se për çfarë do të flitet.
COMMENTS