“Minoritetet”, ndryshon projektligji,  tashmë Shqipëria bëhet me 9- të minoritete

“Minoritetet”, ndryshon projektligji,  tashmë Shqipëria bëhet me 9- të minoritete

Studenti Mrishaj: Erion Veliaj kërkoi të më nxirte jashtë sepse nuk i pëlqen e vërteta
LEZHË, SHKOLLA “FRAN IVANAJ” NË KUSHTE TË MJERUESHME
Raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë thot…

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot mbi Projektligjin e minoriteteve, ku nuk kanë munguar edhe debatet. Debatet këtë herë nuk ishin përqendruar në kërkesat e bëra nga minoritetet, por ishin për njohjen e një minoriteti bullgar në Shqipëri.Ndërkohë që një javë më parë, burime mediatike bënin të ditur një takim të ambasadorit me kryetarin e komisionit për futjen në ligj edhe të minoriteti bullgar, për shkak se nuk bënte pjesë në projektligjin i cili parashikonte vetëm 8 minoritete, atë Grek, Maqedonas, Vllah, Romë, Serb, Egjiptian, Boshnjak dhe ai Malazez, kjo gjë u la në hije.

Gjatë diskutimit të ditës së sotme anëtarë të Komisionit të Ligjeve kanë deklaruar se ekziston një kërkesë e disa eurodeputetëve për futjen në listën e pakicave kombëtare në Shqipëri edhe atë të Bullgarisë.

Nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe kundërshtimet e njohjes së këtij minoriteti të ri  në Shqipëri, por në fund të gjitha votat ishin në favor të njohjes së një pakice bullgare në vendin tonë.

Vetëm 6 ditë më parë, përfaqësues së minoriteteve dhe akademik vlerësuan  rëndësinë e projektligjit, por kërkuan edhe përmirësimin e disa pikave në të. Përfaqësuesit kërkuan themelimin e një ministrie të minoritetit si dhe  vende të rezervuara në këshillat bashkiak për tu aktivizuar drejtpërdrejt në vendimmarjen  vendore.

Një tjetër kërkesë e minoriteteve ka qenë edhe shtimi i numrit të bursave të dhëna për studentët nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe shtim të numrit të bursave të dhëna nga bashkitë.

Gjithashtu është kërkuar edhe një pikë në projektligj për krijimin e një buxheti specifik për veprimtaritë kulturore të pakicave në bashkitë ku jeton një përqindje e konsiderueshme e tyre.

Por këto kërkesa edhe pse u premtua se do të merreshin parasysh, ende nuk ka një veprim konkret, ndërkohë që vendimi i marrë në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme, vendim që e mbështetën të gjithë krahët politikë, duket sikur është një vendim i marrë më shumë nga një presion i ushtruar, i cili vjen për shkak të presidencës së Bashkimit Europian, të cilën pas dy muajsh do ta ketë Bullgaria, ndërkohë që Shqipëria kërkon që gjatë kësaj periudhe të hapi negociatat për anëtarësimin e vendin në Union.

Me sa duket edhe tashmë që ligjbërësit kanë mundësinë për realizimin e një ligji i cili zgjidh shumë probleme të minoriteteve, janë duke e bërë për arsyen e vetme se është një nga pesë kriteret e hapjes së negociatave për antarësim të vendit në BE dhe nuk janë duke u fokusuar te kërkesat e minoriteteve, të cilat janë bërë në bazë të nevojave më urgjente që ato kanë.

COMMENTS

WORDPRESS: 0