Banorët e Zall Gjoçaj, Melth tashmë prej gati dy vitesh e refuzojnë ndërtimin e Hec-eve në lumejt Flim dhe Urakë në Parkun Kombëtar Zall Gjoçaj nga kompania Seka Hydropower Sh.p.k
Ditën e sotme ata i vunë flakën makinerive të firmës e cila vazhdon punimet pas shumë përplasjesh me banorët e Zonës.
Revoltimi i tyre vjen si pasojë e një shkrese të datës 29.12.2020 që Ministria e Turizmit dhe Mjedisit i drejton avokates së banorëve të Zall-Gjoçaj se përgjatë një viti AKZM së bashku më një grup ekspertësh ka realizuar një studim për sistemin e vlerësimit të zonave të mbrojtura, në bazë të të cilit zona e Melthit në Zall-Gjoçaj parashikohet të lihet jashtë rrjetit të zonave të mbrojtura.
Sipas saj këto gjetje janë bërë publike nëpërmjet mbi 40 takimeve me ekspertë lokale, 4 takime me përfaqësues të universiteteve e shoqërisë civile, 3 takime rajonale e një në Tiranë.
Në faqen zyrtare të aktivistëve dhe banorëve që refuzojnë ndërtimin e hidrocentalit në facebook “Mbro Parkun Kombëtar Zall Gjoçaj” shprehen se Përkundër gjithë rezistencës që banorët e zonës, aktivistë e organizata të shoqërsië civile kanë bërë duke shprehur hapur qëndrimin e tyre në mbrojtje të lumenjve dhe ndalimin e ndërtimit të hidrocentraleve në zona të mbrojtura Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka gjetur rrugën më e shkurtër të ‘’shpërlarjes së duarve’’.
Në postimin e tyre më tej theksohej se në vend që harku i zonave të mbrojtura të zgjerohet dhe të rishikohen projektet për ndërtimin e hidrocentraleve, në mënyrë krejtësisht arbitrare dhe jotransparente ajo i hap udhë koncensionarëve e kompanive të ndërtimit në masakrën që po i bëjnë natyrës së Shqipërisë.
Banorët e Zall Gjoçaj e kanë kundërshtuar prej fillimit ndërtimin e hidrocentralwve, madje u ngujuan edhe në Çadër. Por pas fillimit të pandemisë ku grumbullimet ishin të ndaluara, kompania konçensionare filloi punimet. Ata zhvilluan edhe protestë para Bashkisë Mat, ku u përplasën me forcat policore. Ata tentuam të fusin brenda Bashkisë një arkivol që tregon vdekjen për banorët e asaj zone nëse uji i tyre futet në tuba.
Banorët e Zall-Gjoçajt gjatë muajit dhjetor 2020 depozituan padinë e tretë pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë drejtuar Entit Rregullator të Energjisë (ERE) dhe kompanisë koncensionare për ndërtimin e hidrocentraleve në zonë të mbrojtur. Në muajin nëntor, Policia e Shtetit bën me dije se janë djegur sërish ekskavatorët e firmës që po zhvillon punimet.
Makineritë në Zall-Gjoçaj sot digjen për herë të katërt në shenjë revolte nga ana e banorëve të cilët janë shprehur për mediat se nëse hidrocentralet ndërtohen, në ato zona nuk ka më jetë. Pas kësaj shkrese ndërtimi i atyre hidrocentaleve është zyrtarizuar
COMMENTS