‘Minimumi Jetik’ prej një viti “fle” në Kuvend, analizë kritike e retorikës shterpë politike! Shqipëria, me varfra në Rajon

‘Minimumi Jetik’ prej një viti “fle” në Kuvend, analizë kritike e retorikës shterpë politike! Shqipëria, me varfra në Rajon

Zvogëlohet fondi për ndihmën ekonomike, ka diskriminim shprehet avokati
Studiuesi Kaçiu/ Minimumi jetik pikënisja për nxjerrjen e familjeve të varfëra nga qerthulli varfërisë
Pensioni social/ Shoqëria civile peticion për ndryshimin e moshës së përfitimit

Një ndër deklaratat më të ripërsëritura të kryeministrit Rama është padyshim ajo e zisë së bukës në kohën e Skëndërbeut.

“Mirë po bukë… Bukë s’u ka munguar as në kohën e Skënderbeut, kjo është ekonomia, sjell sa më shumë njerëz ku fitojnë të gjithë zinxhirët”- thotë Rama në një deklaratë.

E thënë në mes të konferencave, deklaratave, mesazheve në Facebook, kryeministri është kujdesur ta theksojë gjithnjë e më tepër se në Shqipëri askush nuk vuan nga zija e bukës, ndërkohë që paradoksalisht projektligji i depozituar nga opozita për Minimumin Jetik “fle” prej një viti në Kuvendin e Shqipërisë.

Më 7 qershor të vitit 2023, Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për minimumin jetik prej 200 eurosh për çdo shqiptar si një domosdoshmëri jetike, për të nxjerrë shqiptarët nga varfëria ekstreme.

Natyrisht do duhet theksuar se edhe kur Edi Rama ishte opozitë një ndër “kartat” që përdorej më së shumti asokohe ishte pikërisht minimumi jetik. Partitë politike gjithnjë kanë shfrytëzuar gjendjen ekonomike të Shqipërisë, sidomos shtresën e varfër për ta kthyer në retorikën e përhershme politike, por asnjëherë përtej kësaj.

Fundshkurti i vitit 2012 do evidentonte momentin kur Rama do ta përdorte kartën e “Minimumit Jetik” për të akuzuar qeverinë atëhershme si të papërgjegjshme. Koha provoi se qeveria Rama jo vetëm që është e papërgjegjshme por edhe që kryeministri i Shqipërisë mashtroi haptazi në emër të qytetarëve të varfër.

 “Kryeministri ka 7 vjet që gënjen, pikërisht për minimumin jetik, sepse ai ekziston vetëm në ato fjalimet në tryezën e qeverisë, por do thosha nga ana tjetër që të gjithë shqiptarët që janë shumë, që e kanë të domosdoshëm përcaktimin nga ana e qeverisë të këtij minimumi jetik, të kuptojnë se me këtë qeveri jo vetëm minimum jetik nuk do të kenë, por nuk do të kenë asnjë shpresë që të dalin nga varfëria,” deklaroi Rama më 29 shkurt.

I harruar po aq sa edhe i konsumuar nga deklaratat shterpë të eksponentëve politikë, interesant është gjithashtu momenti kur qytetarët reagojnë për Minimumin Jetik. Një ndër iniciativat më të suksesshme për minimumin jetik ka qenë një studim i  qendrës “Drejtësi Sociale” të kryer nga Dr. Ervin Kaçiu e cila më vonë u përkthye në një iniciativë qytetare.

Raporti hulumton nevojën për përcaktimin e minimumit jetik për të luftuar varfërinë dhe për të mbështetur grupet më vulnerabël në shoqëri. Duke analizuar situatën sociale, ekonomike dhe ligjore, raporti argumenton për rëndësinë e njohjes së thellë të nevojave të këtyre grupeve. Përveç kësaj, shpaloset që cikli i varfërisë mund të përkeqësohet në varfëri të qëndrueshme në mungesë të politikave sociale të përshtatshme. Përfundimi thekson se përcaktimi i minimumit jetik është kritik për të ndaluar përkeqësimin e kësaj gjendjeje dhe për të siguruar një jetë dinjitoze për të gjithë.

Ishte ky studim i 5 vjetëve më parë çka u pasua me mbledhjen e 21 mijë firmave nga aktivistë të organizatës politike, gjë që është depozituar në Kuvend qysh prej 30 marsit 2023, pra disa muaj përpara Partisë Demokratike drejtuar nga Berisha.

Ndonëse të ndara, thelbi i iniciativave konsiston me ndihmën e shtresave të varfëra, por veçantia është te fakti që edhe qytetarët e Shqipërisë injorohen në Kuvendin e Shqipërisë.

Le të ndalemi në disa shifra për ta bërë edhe më të prekshme se përse në fakt Shqipëria, ndoshta më keq se në kohën e Skënderbeut është edhe pa bukë edhe pa “heronj”.

Referuar një hulumtimi nga INSTAT më shumë se 576 mijë shqiptarë janë në prag rreziku për të rënë në varfëri. Referuar raportit mbi Anketën e Të Ardhurave për vitin 2022,  rreziku për të qenë i varfër ka rënë me 1.4% krahasuar me vitin 2021. Sipas shifrave 20.6% e qytetarëve janë në rrezik varfërie dhe kufiri për të qenë i tillë, është konsumi ditor më pak se 11 dollarë dita. Të ardhurat mujore për frymë që konsiderohen në kufi me rrezikun e varfërinë janë rreth 350 dollarë muaj.  Në raport thuhet po ashtu se 33.2% e shoqërisë është e privuar nga e mira materiale dhe sociale.

Koncepti dhe “paradoksi” për Minimumit Jetik

Koncepti i Minimumit jetik lidhet me page të nevojshme për të mundësuar mbijetesën bazuar në një kosto reale jetese. Por, ndonëse sot në Shqipëri nminimumi jetik ekziston si terminologji në disa referime ligjore, më konkretisht në Kodin e Procedurës Civile apo akte të tjera nënligjore, ka paradoksin që të jetë i pa caktuar në vlerë numerike.

Po përse nuk miratohet realisht Minimumi Jetik?

Arsyet përse nuk është miratuar realisht minimumi jetik përfshijnë mungesën e përpjekjeve të qeverive për të llogaritur dhe zbërthyer vlerën e minimumit jetik në mënyrë të saktë. Përcaktimi i këtij minimumi do të kërkonte një angazhim të madh për të përcaktuar pagat, pensionet dhe ndihmat sociale në bazë të kësaj vlerë. Edhe pse ka pasur iniciativa për llogaritjen e minimumit jetik, siç është rasti i vitit 2016 me Avokatin e Popullit, kjo detyrim ligjor nuk është përmbajtur ndonjëherë në praktikë. Nëse do të kryhej një llogaritje e tillë, qeveritë do të detyroheshin të rishikojnë pagat, pensionet dhe ndihmat ekonomike për të siguruar që ato të përshtaten me minimumin jetik.

Aktivisti Mario Kuçi kthehet përshkruan një ndryshim të dukshëm mes premtimeve të Partisë Socialiste më 2013 për të mbrojtur shtresat në nevojë dhe veprimeve reale të qeverisë në Shqipëri.

Megjithëse, pas 11 vitesh në pushtet, qeveria nuk ka përmbushur premtimet e saj, duke e lënë Shqipërinë prapa në mbrojtjen sociale në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Kuçi kritikon edhe favorizimin e sipërmarrjeve të mëdha dhe investitorëve strategjikë, duke injoruar nevojat e shtresave më të dobëta në shoqëri.

Në vitin 2013 Partia Socialiste erdhi në pushtet duke premtuar një program shumë të majtë dhe social.  Në ligjërim publik si dhe në program, jepej rëndësi minimumit jetik dhe rritjes së mbrojtjes sociale për shtresat në nevojë. Konkretisht në programin e saj Partia Socialiste premtonte se do miratohej një minimum jetik në të cilin do të bazohej rroga minimale që do indeksohej me rrogën minimale. 

11 vite më vonë, është e qartë Partia Socialiste dhe qeverisja Rama ka dalë tërësisht në kundërshtim me frymën dhe përmbajtjen e programit të saj dhe politikat po ndjek aktualisht janë problematike ndaj shtresave në nevojë. Shqipëria është ndër vendet e fundit në rajon për mbrojtjen sociale, duke shpenzuar më pak se gjysma e mesatares së BE-së si pjesë të buxhetit. Nisur nga ligjërimi publik, mund të thuhet se qeveria ka dhe qasje përçmuese ndaj shtresave në nevojë,, siç mund të ilustrohet nga retorika e kryeministrit që fliste për “punë ka, por s’ka profesionistë” apo dhe shprehjet problematike që cilësojnë shqiptarët si “dembelë”.

 Mosmiratimi i minimumit jetik në këtë kuptim është një shmangie e qëllimtë e qeverisë nga detyrat që ka, qoftë nga aspekti politik dhe elektoral të majtë, por edhe në lidhje me objektivat sociale që përmenden shprehimisht në kushtetutë e Republikës së Shqipërisë që shkojnë përtej pjesës partiake.

Miratimi i minimumit jetik do ia vështirësonte qeverisë shmangen nga këto përgjegjësi si nga kuptimi politik edhe në atë ligjor, por nisur nga popullariteti i kësaj politike, qeveria thjesht e injoron në vend që të dalë hapur kundra. Në kontrast  qeveria duket se i jep prioritet sipërmarrjeve të mëdha dhe atyre që i cilëson investitorë strategjikë, përves favorizimeve të shumta dhe taksave ulta.”- shprehet aktivisti Mario Kuçi.

Shqipëria ndër vendet më të varfëra në Rajon

Shqipëria regjistron një statistikë tronditëse të varfërisë në rajon, duke u renditur në krye me një përqindje prej 46.5% të popullsisë, sipas Eurostat. Kjo e bën atë qytetarin më të rrezikuar në Ballkanin Perëndimor dhe në Bashkimi Europian. Sistemi i pagave dhe skema e pensioneve shënojnë dy faktorë kyç në mbajtjen e kësaj gjendjeje, sipas ekspertëve të ekonomisë. Në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria vazhdon të përkeqësohet, ndërsa vlerat rënëse shënohen në vendet tjera. Emigrimi i vazhdueshëm i fuqisë punëtore pritet të vazhdojë të rrisë këtë tregues në të ardhmen. Në vitin 2022, mbi 95.3 milionë njerëz në BE përjetonin të paktën një nga tre rreziqet e varfërisë dhe përjashtimit social, duke theksuar një realitet alarmues për situatën sociale në rajon.

1000 0 KR VARFERIA DHE SHQIPERIA frame 2174

COMMENTS

WORDPRESS: 0