Minimumi Jetik/ Mos përcaktimi sjell pasoja tek familjet e varfëra

Minimumi Jetik/ Mos përcaktimi sjell pasoja tek familjet e varfëra

Aleanca Kosovare e Bizneseve kritikon praninë e këngëtarit serb në Korçë
INSTAT – rritet numri i vetëvrasjeve në vitin 2020
Kosovë, taksa 100% jep efekte pozitive te produktet vendase

Mungesa e përcaktimit të Minimumit Jetik nga një VKM dëmton më së shumti familjet shqiptare në nevojë.  Familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, pensione, apo pagesa të tjera sociale janë ato të cilat jetojnë në kushte ekstreme, pasi që të ardhurat e tyre për frymë janë disa herë më të ulëta sesa Minimum Jetik.

Përcaktimi i minimumit jetik

Sipas studimit të Avokatit të Popullit, minimumi që i duhet një personi për të garantuar nevojat bazë në Shqipëri është 17 875 lek në muaj.

“Kjo vlerë është 9,9 % më e lartë sesa pensioni minimal për zonat urbane, 37,5 % më e lartë se pagesa e papunësisë dhe rreth 3 herë më e lartë se ndihma ekonomike, ndërsa është 45,5 % më e ulët sesa paga minimale”, thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

Sipas Avokatit të Popullit, mungesa e përcaktimit e bën Shqipërinë pjesë të atij grupi vendesh që nuk mund të garantojnë burimet e jetesës bazë të qytetarëve dhe ndikon në hartimin e politikave për mbrojtjen sociale, sidomos në përcaktimin e qartë të qëllimit të tyre.

Informim.al ka bërë një përllogaritje të shmës që një familje përfiton nëpërmjet ndihmës ekonomike. Sipas skemës së përfitimit kemi :

Kryefamiljari/ja përfiton 1800 lekë në muaj

Anëtarët mbi 18 vjecc 1260 lekë në muaj

Anëtarët minorenë përfitojnë 900 lekë në muaj

Një familje shqipëtare me 4 anëtarë e cila ka si burim të vetëm të ardhurash ndihmën ekonomike mer një pagesë prej 4 860 (katër mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë) lekë në muaj kur fëijët janë minorenë, ose 5 580 (pesë mijë e pesë qind e tetëdhjetë  ) lekë.

Në të dy këto raste kemi përafërsisht një vlerë prej 1 200 (një mijë e dyqind) lekësh për frymë ose 15 herë më të ulët sesa vlera e studimit të avokatit të Popullit.

 

Pasojat që sjell mungesa e tij tek familjet në nevojë apo me ndihmë ekonomike

Qytetari me inicialet O.D. nga Korça është ndër ata qytetarë të cilët po përballen me pasojat e mungesës së minimumit jetik. Pavarësisht se ai është në marëdhënie pune dhe duhet të marë një pagë çdo muaj, për shkak të disa detyrime të papaguara llogaria e tij është e bllokuar.

Ai është njoftuar nëpërmjet një shkrese nga një  bankë e nivelit të dytë në Shqipëri se Përmbaruesi Gjyqësor i është drejtuar bankës ku ka urdhëruar vendosjen e masës së sekuestros konservative për llogarinë e O. D.  për ekzekutimin e Urdhërit.

Pranë kësaj banke qytetari në fjalë merte pagën prej 33.000 mij lekë nga Ujësjellës Kanalizime Korçë, por që tashmë  ajo llogari është bllokuar, kështu që kryefamiljari nuk mund të tërheqë pagesën e tij, pavarësisht se është i vetmi krah pune në familje. Ndërsa bashkëshortja e tij trajtohet me ndihmë sociale. Sipas studimit të Avokatit të Popullit  minimumi që i duhet një personi për të garantuar nevojat bazë në Shqipëri është 17 875 lek në muaj.

Pavarësisht kësaj përmbaruesi gjyqësor ka cënuar minimimnin jetik, bazuar në nenin 533 të Kodit të Procedurës Civile, ku përcaktohet se:

Pasi  zbritet  kontributi  për  sigurimet  shoqërore  dhe  taksat  mbi  të  ardhurat,  përmbaruesi  gjyqësor  sekuestron  pagën  e  debitorit,  por  pa  cenuar  minimumin  jetik,  të  përcaktuar  sipas  akteve  ligjore  dhe  nënligjore në fuqi.

Minimum jetik nuk është përcaktuar nga ana e këshillit të Ministrave me akt nënligjor.

Në studimin e Avokatit të Popullit për minimumin jetik në 2019 theksohet se mun gon përkufizimi I minimimumit jetik në legjislacion për mbrojtjen sociale, gjë që ndikoi në hartimin e politikave sociale. Sipas vlerësimeve të bëra , masa e Ndihmës Ekonomike nuk është e mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet për ushqim apo aktivitet të tjera të zhvillimit njerëzor për individë dhe familje kur ata kanë nevojë.

Pasojat e mungesës së minimumit jetik            

Në shqipëri rreth 40% e popullsisë jeton me 5.5$ në ditë dhe krahasuar me venbdet e tjhera në rajon, ky  është niveli më I lartë I varfërisë. (ËDI, 2018)

Pasojat më të mëdha bien mbi fëmijët dhe familjet e mëdha, si grupet më të rrezikuara për të rënë në varfëri.

Të rinjtë e moshës 16-24 vjeç një pjesë e madhe e tyre nuk kanë akses në arsim, punë, apo kualifikim professional  dhe fëmijët. Sipas UNICEF 19.2% e familjeve me fëmijë jetojnë në kushtet e varfërisë apsolute.

Në kategoritë e shpenzimeve për familjet e varfëra ushqimi zë pjesën më të madhe rreth 96%, kjo e ul pothuajse plotësisht mundësin për të bërë aktivitete të zhvillimit njerëzor, sipas UNICEF, 2019.

Gjithashtu ndryshimet e bëra në legjislacionin për prfitimin e Ndihmës Ekonomike ka ka krijuar mundësi që individë/familje të caktuara të përjashtohen nga skema  e përfitimit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0