Kryeministri grek Qirjako Micotaqi ka mbërritur sot në Shqipëri me avion luftarak, dhe është stacionuar në fshatin e Himarës, nga ku pritet të nisin dhe takimet sipas një kalendari që është shpallur paraprakisht. Micotaqido duhej të kishte ardhur në Tiranë ditën e sotme, në 22 dhjetor, por vizita e tij u anullua, sipas burimeve greke, për shkak të kushteve atmosferike, paçka kohës relativisht me diell sot në kryeqytet. Bën përshtypje që vizita e tij nuk e përfshin aspak Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë. Nën presione të vazhdueshme të brendshme, për shkak të skandalit të Greek-gate, ku u zbulua se po përgjohej nga autoritetet kreu i opozitës greke, Nikos Androulakis, disa dorëheqjeve të bujshme, tensioneve të vazhdueshme me Turqinë, Micotaqi do zhvillojë një tur në jug të Shqipërisë vetëm në tokat që janë të shpallura si minoritare. Në disa prej takimeve, pritet që të bashkohet edhe kryeministri Edi Rama.
Micotaqi u prit me flamuj grek dhe recitime në greqisht.
“Është një moment i veçantë për mua, sepse unë akoma kujtoj vizitën e babait tim në 1991. Është një nder i veçantë. Falënderoj himarjotët që kanë mbajtur të ndezur flakën e helenizmit dhe ortodoksisë në zemrat e tyre. Greqia është dhe do mbetet një mbështetës i përhershëm i minoritetit grek, për të gjitha kërkesat e tyre që janë të drejta.
Ju përbëni dhe një gur në lidhjen mes Shqipërisë dhe Greqisë. Ne mbështesim rrugëtimin e Shqipërinë drejt BE-së”, ka thënë kryeministri grek në Himarë, mes shumë të pranishmëve.
Agjenda e plotë e shpallur:
09:30 Mbërritja në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
09:35 Nisja me makina për në shkollën “Omiros”.
09:50-10:30 Vizitë në shkollën “Omiros” dhe në kishën St. Pandon,
10:30 Nisja me makina drejt pedonales.
10:45 Mbërritja në rrugën e këmbësorëve.
10:45-11:00 Përshëndetje e shkurtër në rrugën e këmbësorëve.
11:00 Nisja me makinë për në stadiumin e Himarës “Petro Ruçi”.
11:05 Hipja në helikopter dhe nisja për në Livadhja të Finiqit.
11:25 Mbërritja në Stadiumin e Livadhes, ecje në këmbë drejt Qendrës Kulturore.
11:30-12:00 Përshëndetje dhe takim me nxënësit.
12:00 Nisja në këmbë për në Stadiumin e Livadhjasë.
12.20 Hipja në helikopter dhe nisja për në Derviçan të Dropullit.
12:40 Mbërritja ne Stadiumin e Derviçanit
12:55 Përshëndetje e shkurtër në sheshin Derviçan
13:15 Nisja për në kishë.
13:30 Vizitë në shkollën e Derviçanit.
14:00 Nisja për në Aeroportin e Loaninës.
COMMENTS