Meta/ Ndryshimet e ligjit “Për gjendjen civile” jo momenti duhur

Meta/ Ndryshimet e ligjit “Për gjendjen civile” jo momenti duhur

Shkodër/ Invalidët pa mbështetje…
Eurostat: Shqiptarët normën më të ulët të të mësuarit gjatë jetës
Libra falas për fëmijët e klasës së parë deri në të katërtën, merret vendimi

Presidenti thotë se një ndryshim i tillë i ligjit në këtë periudhë të procesit zgjedhor, mund të krijojë kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor.

 

“Një ndryshim i tillë, në këtë fazë të procesit zgjedhor, ka potencialin për të krijuar kaos në hartimin e listave të zgjedhësve, në procesin e votimit dhe për pasojë, do të minonte edhe më shumë besueshmërinë e vet procesit zgjedhor në tërësi duke sjellë pasoja politike, nxitjen e kontestimeve administrative dhe gjyqësore dhe për pasojë, acarimin e jetës shoqërore në vend”- thuhet .

 

Midis arsyeve për kthimin siç shpjegon Presidenca, Kreu i Shtetit vlerëson se “ndërhyrja e papritur në ligjin bazë të gjendjes civile siç propozohet, duke e vlerësuar ndikimin e qënësishëm që mund të ketë në procesin zjedhor, nuk është në momentin e përshtatshëm dhe do të ketë pasojë ligjore dhe politike”.

COMMENTS

WORDPRESS: 0