Mësuesia mison apo profesion

Mësuesia mison apo profesion

DAR Durrës penalizon mësuesit, sigurime të papaguara 2013- 2017
“Inkubatori i Identitetit të të Rinjëve Egjiptianë”
Sakrifica për të jetuar… !

Sot tek Tregu Rom qeshë dëshmitar i një ngjarje trishtuese. Një grua pyet shitësen sa kushtojnë një palë doreza? 2000 lekë të vjetra, -iu përgjigj ajo. Unë 1200 lekë kam, -ia ktheu gruaja e interesuar. Shitësja ia preu shkurt, -nuk bëhet fjalë. Moj! Nuk je tezja e Izabelës ti?! -vazhdon këmbënguljen gruaja e interesuar për një palë doreza. Jo, -ia ktheu shitësja, nuk jam. Hë moj se ti je, unë e kam nxënëse Izabelën, -prap ajo. (Përdor Izabelën për përfitim).

Më fal, -ndërhyra unë, çfarë e keni ju Izabelën? Kjo e ka mbesë, -ma ktheu gruaja e interesuar për një palë doreza. Jo jo, – i thashë unë, ju çfarë e keni Izabelën? Unë jam mësuesja e Izabelës, – tha ajo. Po përse e përfshini Izabelën në këtë histori?, -e pyeta unë, mos ndoshta dëshironi të përfitoni ulje duke implikuar detyrën që mbani?! Nuk ju duket pak e ulët kjo sjellje?! Ju po më paragjykoni, unë s’kisha këtë qëllim, -ulëriti ajo.

Unë veç po ju gjykoj, dhe më vjen turp që rastisa të shikoj një mësuese (cikli 9-vjeçar) që në vend se ta edukojë Izabelën të jetë e ndershme, në mënyrë të pandershme e përdor atë për interesat e veta. Ajo desh u skuq por nuk qe nga ato që skuqen, dhe hodhi edhe pak vrer ndaj meje dhe u largua e irrituar. Kjo ngjarje ndodhi veç për 800 lekë të vjetra.

Në qoftë se një mësuese e ciklit 9-vjeçar kërkon të përfitojë për shkak të detyrës që mban, çfarë ndodh me një pedagog, një mjek, një drejtor diku në një zyrë shteti, një kryetar bashkie, një deputet, ministër dhe kryeministër?!    Në qoftë se shoqëria nuk mban qëndrim ndaj të keqes edhe varrmihësi kërkon përfitim. Por nëse shoqëria e refuzon të keqen askush nuk guxon të përfitojë sepse e di që shoqëria do ta përbuzë.

Dorian Balliu

COMMENTS

WORDPRESS: 0