Mësimi online / Studenti: “Si mund ti mësojmë proceset e inxhinierisë kimike online, pa i praktikuar në laborator”

Mësimi online / Studenti: “Si mund ti mësojmë proceset e inxhinierisë kimike online, pa i praktikuar në laborator”

Jamal Khashoggi, vrasja që tronditi një aleancë
Rrëfimi i nje qytetari se si përmes mbështetjes dhe ndihmës ligjore fitoi të drejtën e tij.
Durrës: Mungesa e infrastrukturës, banorët kërkojnë masa urgjente

“Injoranca vret më shumë se virusi-i”, ishte slogani që shoqëroi studentët në protestë para Ministrisë së Arsimit, Sporteve dhe Rinisë. Studentët protestuan në një kohë kur në Shqipëri liria e tubimit është e kufizuar. Ata u ngritën për të protestuar ndaj vendimit për zhvillimin e mësimit online dhe mbylljen e godinave, vendim i marrë vetëm 3 ditë para fillimit të vitit të ri akademik.

Disa studentë të pyetur nga Informim.al u shprehën se mësimi online për ta është një dështim, i cili u provua me eksperiencën e një viti më herët. Sipas tyre, në Shqipëri duhet të gjendet një mënyrë që të i’u përshtatet studentëve shqipëtarë dhe kushteve në të cilat ata ndodhen.

“Është e pamundur që një eksperiencë e vendeve perëndimore të zbatohet në Shqipëri pa asjë ndryshim  apo përshtajeje me shoqërinë tonë.”- tha Kleoni, student në Fakultetin e Shkencave të  Natyrës, pjesëmarrës në protestë,

Ai u shpreh se për të  është i vështirë  aksesimi në internet dhe pajisjet teknologjike të nevojshme. ”Sigurisht ka shumë vështirësi sepse jetojmë në Shqipëri dhe jo të gjithë kanë mundësi aksesimi të drejtëpërdrejtë në mësim. Personalisht nuk kam laptop dhe aty ku unë banoj, në një fshat të Matit, nuk mund të kem akses të mirë në internet, herë pas here ka shkëputje dhe unë nuk mund ta ndjek të plotë mësimin.” – tregon ai.

Gjithashtu ai shtoi se mësimi online eshtë një dështim, bazuar edhe në eksperiencën e një viti më parë, pasi pjesa më e madhe e lëndëve në dëgën ku ai studion, ‘Inxhinieri e Proçeseve Kimike’, kanë laborator. “Është shumë  e vështirë që të zhvillojmë mësimin online, përveç leksioneve teorike, pjesa tjetër është praktikë në laborator, si mund ti mësojmë ne, ato proçese online pa i praktikuar?!”- vijoi më tej Kleoni.

Ndërsa Elisa, studente në degën e ‘Inxhinierisë Ushqimore’ në FSHN, e cila qëndron në konvikt në ‘Qytet Studenti’ shprehet se duhet gjetur patjetër një zgjidhje e mesme në mënyrë që të bëhet një koordinim i mësimit online për lëndët teorike, ndërsa ato praktike të zhvillohen në fakultet. Gjithsesi, edhe nëse kjo arrihet mbyllja e konvikteve ia vështirëson ndjekjen asaj. “Shumica e lëndëve  që unë kam në këtë semestër nevojitet që të bëhen në auditor pasi janë lëndë praktike dhe jo teorike. Mendoj se ky vendim nuk është i bazuar në studime. Edhe nëse pedagogët vendosin që disa lëndë t’i zhvillojmë në fakultet me grupe të vogla, unë nuk mund ti ndjek sepse konvikti ku unë qëndroj do të mbyllet.”

Ajo mendon se konviktet nuk duhet të mbyllen, por duhet të organizohen në mënyrë të tillë që në një dhomë të qëndrojnë më pak persona.  “ Mbyllja nuk është zgjidhja më  e mire pasi e bën të pamundur që në të organizohemi dhe të punojmë në grup. A është më pak e rrezikshme që virusi të shpërndahet në një grup studentësh prej 10 vetash, të ulur në një tavolinë ,në një nga kafenetë e  qytetit, sesa një grup prej 4, 5-së vetash në një sallë, duke respektuar distancën dhe rregullat e tjera antiCovid?!”- vijoi ajo.

Mbyllja e konvikteve është e shoqëruar me një sërë problematikash të studentëve, pasi vendimi erdhi vetëm dy ditë para nisjes së proçesit mësimor. Pjesa më e madhe e studentëve ishin zhvendosur nga rrethet dhe ishin sistemuar në konvikte, madje kishin bërë edhe pagesën. Gjithashtu, mbyllja e konviktit largon nga puna të rinjtë, të cilët njëkohësisht studiojnë dhe punojnë.

Entenela, studente në vitin e tretë në Fhf, dega Gjuhë të Huja, shprehet se mbyllja e konvikteve e detyron atë ta lërë punën. “Unë si shumë studentë punoj në mënyrë që të heq një pjesë të shpenzimeve të mia. Mbyllja e konvikit me detyron mua ta lë punën.U shkëputa nga puna në Mars dhe e rifillova atë pas Qershorit, sëbashku me disa shoqe morëm një shtëpi me qera. Por u regjistrova sërish në konvikt, pasi kostoja është më e ulët. Tani që ai po mbyllet jam e detyruar ta lë sërish punën.” – tregoi Entela.

Në protestën e tyre studentët i drejtuan Ministrisë së Arsimit një kërkesë, përmes të cilës kërkojnë; mësim të alternuar online dhe në auditore, rimbursim të pagesës së konviktit dhe qerave, paketa falas të internetit dhe pajisje teknologjike për aksesin në mësimin online.

COMMENTS

WORDPRESS: 0