Mësimi online/‘Qëndresa Qytetare’: Paratë e studentëve shpenzohen për godinat, zero para për digitalizimin e shërbimeve

Mësimi online/‘Qëndresa Qytetare’: Paratë e studentëve shpenzohen për godinat, zero para për digitalizimin e shërbimeve

Dëshirat e saj kanë ecur më shpejt se rrotat lëvizëse duke mos u ndier asnjëherë ndryshe nga të tjerët.
Pas transmetimit të videos së vogëlushes Alkisa…
Profil/ Intelektualët e suksesshëm të minoritetit Egjiptian

Pasojat negative të Covid-19 goditën edhe arsimin universitar duke e zhvendosur ate në banesat e studentëve. Gjatë vitit 2019-2020 (që prej muajit mars 2020) edhe gjatë këtij viti të ri akademik, studentët janë para një sfide, e cila kërkon infrastukturë të re, të përshtatshme për mësimin online, por deri më sot në këtë drejtim nuk është ndërrmarë asnjë hap.
Rexhino Topalli student në vitin e fundit Master ‘Inxhinieri e Proçeseve Kimike’ shprehet për informim.al se vendimi për zhvillimin e mësimit online i duket i padrejtë, sidomos për aq kohë sa universitetet nuk kanë investuar aspak në infrastukturën e nevojshme për të zhvilluar mësimin online.
“Aktualisht jetoj me dy shokë në shtëpi me qera. Tani mësimi do bëhet online për një kohë të pacaktuar, ne jemi të detyruar t’a lëmë shtëpinë. Uroj që edhe provimet të bëhen online,askush nuk di asgjë se si do të zhvillohen. Nëse bëhen në shkollë nuk kemi ku të qëndrojmë. s’mund të marim një shtëpi për një muaj. Gjithashtu përsa i përket ndjekjes së mësimit ne tani duhet të kemi secili një laptop pasi deri më sot kemi punuar së bashku, ose edhe në qendër internet. Është e pamundur që unë të ndjek mësimin në cellular, pasi janë shumë orë, lëndët janë praktike, çdo ditë kemi mësim të paktën 4 orë në ditë.”- shpehet ai.
Gjatë një konference për mediat ekspertët e Komitetit Teknik të pandemisë, konfirmuan se rreziku nga Covid-19 është rritur. Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli njoftoi se mësimi në universitete do të zhvillohet online, për një kohë të pacaktuar.
“Ka një rëndim të lehtë të situatës, por situata është tërësisht e kontrolluar. Komiteti teknik duke qenë gjithmonë i vëmendshëm, mendon që mësimi në universitete për shkak të situatës që është do të vazhdojë online. Periudha do të jetë në varësi të vlerësimit që ne do të bëjmë”, tha ajo.
Por nuk u dhanë të dhëna për analizë të situatës dhe se si mund t’u vihet në ndihmë studentëve për të siguruar infrastukturën e nevojshme.
Në lidhje me shpenzimin e parave të studentëve Qëndresa Qytetare monitoroi 6-të universitetet publike, nga ku rezulton se këto para shpenzohen për sigurinë e godinave universitare.
Sipas monitorimit nga 32 milionë euro në të gjithë zërat e buxhetit të 6 universiteteve publike, kërkimi shkencor zë vetëm 0.1%, pra 38 mijë euro, ndërsa për sigurinë e godinave edhe pse nuk ka pasur studentë e s’ka pasur rreziqe janë shpenzuar 1.7 mln euro. Më pas edhe pse lëvizjet nuk lejoheshin, universitetet kanë shpenzuar për dieta e udhëtime 250 mijë euro.
Universiteti i Tiranës kryeson për shpenzimet e larta mes institucioneve arsimore të Shkodrës, Elbasanit apo Durrësit, ndërsa universiteti “Fan Noli” i Korçës vlerësohet për shpenzimet më të ulëta.

COMMENTS

WORDPRESS: 0