Mësimi online – Ja vështirësitë e komunitetit rom dhe egjiptian gjatë këtij viti

Rikthehen tarifat për “Rrugën e Kombit”/ Zbardhen çmimet
Të gjithë kanë shkuar në shkollë në këtë ditë të parë të këtij sezoni të ri por Franko nuk ka mundur.
Fëmijet dhe interneti: Ja çfarë thonë statistikat për mbrojtjen e kërcënimeve në internet…
covid 19 coronavirus network of vectors by da kuk gettyimages 1213355637 2400x1600 100837132 large

Foto ilustruese

Ishte 8 Marsi i 2020-ës, dita që ndryshoi krejt jetët tona. Pandemia globale Covid-19 është një nga sfidat më të mëdha, të cilën edhe sot pas një viti vazhdojnë ta përballojmë me shumë vështirësi.
Nëse do të flasim për gjithë problematikat që shoqërojnë këtë situatë, pa dyshim ato janë të shumta, por në këtë shkrim do të përqëndrohemi në ëështjen e mësimit online, kryesisht në komunitetin rom dhe egjiptian.

Pjesa më e madhe e fëmijëve dhe studentëve të dy komuniteteve e kanë patur shumë të vështirë përfshirjen në mësimin online. Faktori kyç është pamundësia ekonomike e familjeve të tyre.
Përpos tyre ka edhe shumë mungesa të pajisjeve teknologjike dhe mungesa e aksesit në rrjet. Edhe në rastetet kur ka qenë mundësia e rrjetit ai nuk ka qenë shpesh në cilësinë e duhur.

Në këto kushte komuniteti rom dhe egjiptian, në kufi të varfërisë e mungesave të mëdha në të mira materiale, e ka patur shumë të vështirë të marrin pjesë në mësimin online.
Duhet theksuar se shkollimi për këta fëmijë nuk është vetëm dhënia dhe marrja e mësimeve dhe frekuentimi i shkollës. Është më shumë se kaq. Ka të bëjë direkt me aspekte të rëndësishme sociale siç mund të jenë – pjesëmarrja në diskutime, integrimi në rrethe të ndryshme shoqërore, ndarja e përvojave më të tjerët, socializimi më shokët dhe shoqet e shkollës. Mbi të gjitha janë fëmijë që kanë nevojë për përkrahje dhe integrim e jo për stigmatizim nga të tjerët, qofshin fëmijë, të rritur, prindër apo mësues.

Redaksia e Informim.Al sjell dy raste nga komuniteti rom dhe egjiptian përmes intervistave të realizuara në lidhje me vështirësinë e mësimit online në kushtet e pandemisë.
Rasti i parë është ai i një studenteje 20 vjeçare S.D, e cila stud

15708138 401

Foto ilustruese

ion për Sociologji në Universitetin e Tiranës dhe gati dy vitet e fundit të mësimit tregon se ka qenë vetëm online, pa asnjë alternim.

-“ Unë jam në vit të tretë të studimeve të mia për Sociologji dhe që në momentin që ne u mbyllëm, mësimi ka vazhduar të jetë online në çdo lëndë, pa asnjë alternim.
Mësimi online ka një rënie totale dhe unë do doja të rikthehesha në auditor, pasi aty është vendi ku mund të flaim lirshëm dhe të diskutojmë.”

Por, ka më shumë se kaq. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se në shkollë duhen libra e materiale plotësuese për çdo lëndë e të gjitha këto kanë një kosto të konsiderueshme parash. S.D një vajzë me vetëbësim dhe me dëshirën për të vazhduar studimet e saj, pavarësisht se nga shteti nuk ka marrë asnjë ndihmë na tregon sesa të vështirë e ka këtë periudhë të mësimt online:

-“ Unë nuk siguroja dot librat, pasi nuk kisha paratë e mjaftueshme. Jetoj me familjen prej vitesh me qera në Tiranë dhe këtu jetesa është shumë e shtrenjtë. Duhen bërë pagesa pa fund dhe kështu kam patur mungesa në libra apo literaturë mësimore. U detyrova të gjej një punë që të paktën të mbuloj një pjesë të vogël të shpenzimeve të mia dhe punoj deri në të darkës në një Call Center.

 

Mësimi online nuk është aspak produktiv. Interneti mbaron shpejt, cilësia nuk është e lartë pasi paketat e internetit kushtojnë shumë, shpesh herë kemi probleme me rrjetin dhe ngecje .
Pjesëmarrja në mësimin onlinë lë për të dëshiruar dhe nësë do marrim një grup prej 30 vetash, që jemi në një profil të caktuar, vetëm 15 prej tyre marrin pjesë rregullisht në leksione. Madje, ka patur raste kur kemi qenë vetëm studentë dhe normalisht mësimi nuk është zhvilluar dot për shkak të mungesave të shumta”

Statistikat tregojnë se të rinjtë shqiptarë presin një s mundësi sado të vogël për t’u larguar nga Shqipëria, për të siguruar një të ardhme më të mire. 79% prej tyre duan të largohen sa më shpejt të jetë e mundur, pasi këtu mundësitë janë të pakta dhe mungesa e perspektivës është shumë e madhe (statistikë kjo nga Qendra Ekonomike-Sociale)

Por, çfarë mendon studentja 20 vjeçare S.D për të ardhmen e saj?

“Unë nuk dua të jetoj në Shqipëri, pasi nuk marr atë që dua. Këtu jetesa është shumë e vështirë, madje edhe nëse do të kem një punë të mirë përsëri nuk ia dal dot. Nuk mund të pres që Shqipëria të ndryshojë në këtë moment, gjithsesi rikthimin në një kohë më të përshtatshme mund t’a mendoj si mundësi”

Redaksia e Informim.Al kontaktoi edhe mësues për të treguar sesi po ecën mësimi online, si edhe rastet kur mësimi është zhvilluar në ambjentet e shkollave, këtu bëhët fjalë për arsimin 9- vjeçar.
Rasti në fjalë dëshiron të jetë anonim për shumë arsye, kështuqë ne do të tregojmë vetëm bisedën e realizuar.

nxenes duke mesuar online 850x450 1

  Foto ilustruese

“ Mësimi online ka shumë vështirësi, për ne si mësues, por edhe për nxënësit në veçanti. Shumica prej nesh nuk disponojmë mjetet e duhura dhe nuk kemi akses në internet, pasi paketat janë shumë të shtrenjta.
Qëndrimi me orë të tëra përballë telefonit nuk është aspak funksional e bateria nuk mban më shumë se dy orë. Në një situatë të tillë ne e kemi të pamundur që të bëjmë një pagesë më të lartë për të pasur një internet më të shpejtë e më shumë cilësi.”

Nga ana tjetër, mësimi për 9-vjeçaren po zhvillohet në klasa duke u munduar të respektohen rregullat anti-covid. Por, si është vijueshmëria? A janë krijuar kushtet e nevojshme nga Ministria e Arsimit për të patur një vijueshmëri të rregullt të mësimit?

unnamed

Foto ilustruese

“Të jem e sinqertë e mira e mësimit olinë ka qenë vetëm mbrojtja e shëndetit dhe asgjë tjetër. Unë po bëj edhe mësim të alternuar me grupe prej 15 nxënësish dhe me turne. Është shumë e vështirë që fëmijët në një moshë të tillë të kujdesen për veten dhe të tjerët, madje shpesh ato nuk i respektojnë rregullat anti-covid. Maskën e përdorin në orën e parë ose sa futen në klasë, më pas e kanë të pamundur për t’a mbajtur gjatë orëve të mësimit.
Jemi në stinën e dimrit, temperaturat po shkojnë në -15 gradë Celsius, ose mos më shumë dhe natyrshëm të lind pyetja si realizohet procesi i ajrosjes së ambjenteve.”

“Ne ngrohemi me sobë me dru. Në temperatura të ulëta, me reshje shiu e dëbore është me problem ajrosja e klasave kur fëmijët janë brenda. Ne si mësues bëjmë një ajrosje kur nxënësit nuk janë në klasë, ose vijmë përpara orarit të caktuar që t’a realizojmë si proces.
Është për t’ u përmendur fakti që shkolla nuk po siguron dezinfektantët dhe termometrat dhe në dijeninë time janë shkollat “Ismail Qemali” “Azdreni” dhe “Faik Konica” në Korçë…Uroj që të kemi shëndet dhe të kujdesemi sa më shumë për vetën e për të tjerët”

Sigurisht që jemi në një situatë të vështirë pandemie. Çdo ditë zgjohemi me frikën se mund të jetë rradha imë që të infektohem, por mungesa e transparencës në çeshtje jetike, po e shton akoma edhe më shumë frikën për jetën tonë, prandaj është momenti që institucionet shtetërore të tregojnë transparencë e të jenë bashkëpunues.
Shumica e shqiptarëve nuk kanë mundësinë blejnë një pako paracetamol të plotë në farmaci, e jo të paguajnë fatura më shumë zero nga mbrapa për të shpetuar jetën e tyre nga ky virus jetëmarrës….

Ky artikull u përgatit nga redaksia Informim.Al. Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi pa lejën e redaksisë

COMMENTS

WORDPRESS: 0