Mes skamjes , sëmundjes e në qiell të hapur…

Mes skamjes , sëmundjes e në qiell të hapur…

42 familje Pogradecare rrezikojnë të dëbohen nga banesat që disponojnë.
“Tre ditë që vjen i përzier me fekale”, banorët e Otllakut pa ujë të pijshëm
Për tim bir Mateon! Letra e një nëne.

sarfwqr5q5Varfëri dhe skamja janë ulur këmbëkryq në familjen Stefo në fshatin Dëllënjë të Novoselës. Janë katër gjysëm mure të cilat mbajnë në këmbë një çati, e cila edhe ajo është e përgjysmuar.

Dhoma është e ndarë me batanije, ndërsa drita shërben për të ndriçuar, pasui duket qartë që shtëpia nuk ka parë poç elektrik prej vitesh.

Çatia në shumë pjesë është e hapur, sa që në ditët me shi, 4 pjestarët e familjes kur flenë gjumë, sipër batanijeve hedhin plasmas, pasi çfarë bije jashtë futet brenda dhomës.

3 pjestarët e familjes janë të sëmurë, me probleme mendore, të vetmen të ardhur që kanë është një 10 mijë lekësh kemp për zonjën e shtëpisë, Adelina Stefon, ndërsa për të zotin e shtëpisë, Lefter Stefo e për vajzën e tyre që është me probleme mendore nuk është akorduar asnjë ndihmë nga ana e shtetit.

Adelina, megjithëse e rënduar psikologjikisht shprehet se në të shumtën e rasteve bien për të fjetuar pa ngrënë, por edhe kur gdhihen uria vazhdon.

Pikon, mbushet me ujë.

Adelina Stefo, banore e Dëllënjës

Kryefamiljari Lefter Stefo tregon se familja e tij është në këtë gjendje. Ai thotë se pak pako ushqimore sigurojnë vetëm në kohë fushatash, e më pas gjithçka kthehet si më parë.

S’kam bukë të ha. S’kam as lekë. Me 50 mijë lekë jetoj, drita s’kemi. M’i presin se s’kam të paguaj.

Lefter Stefo, banor i Dëllënjës

E vetmja që ishte në gjendje të mirë mendore ishte njëra nga vajzat, Kristela. Ajo tregon se ka mbaruar klasën e nëntë, por që nuk mund të vazhdojë shkollën sepse nuk ka bukë të hajë e lëre për të blerë libra e pajisje shkollore.

Çfarë të bëj unë? Dua të vazhdoj shkollën, të bëhem që të nxjerr këta por çfarë të bëj unë, ne s’kemi lekë të hamë bukë.

Kristela Stefo

Xhaxhai i vajzave dhe vëllai i Lefteri, Pilo Stefa tregon se historia e vëllait të tij është e tillë prej vitesh, e për ta askush nuk e ka parë të nevojshme ndihmën. Ai apelon që shteti të kthejë sytë për të ndihmuar familjen e cila është e pamundur për të vijuar jetën normalisht.

Siç e shihni gjendja e tyre është jashtëzakonisht keq. Kemi kërkuar ndihmë nga komuna por kur kishin nevojë për vota vinin, shikonin shtëpinë dhe premtonin por asgjë.

Pilo Stefa

Largohemi nga familja Stefo, me shpresë për një ndihmë ndaj tyre, ndërsa familja lutjen më të shpeshtë që bën është, “zgjedhje të ketë sa më shumë, që të paktë gjatë fushatave ata kanë bukë për të ngopur barkun”.

 

rterty Sequence 03.Still002 1 Sequence 03.Still003 1 Sequence 03.Still004 1 Sequence 03.Still005 2 Sequence 03.Still006 Sequence 03.Still007 1 Sequence 03.Still008 Sequence 03.Still009

COMMENTS

WORDPRESS: 0