Futbolli mund të shkruajë jo vetëm histori te mëdha kampionësh por dhe histori të bukura dashurie.
Pikërisht një histori e tillë e pati pikënisjen e saj në një fushë futbolli në Hollandë. Gjatë ndeshjes së FC Emmen kundër FC Eindhoven, mbrojtësi Jeff Hardeveld dhe gjyqtarja Shona Shukrula njohën njëri-tjetrin.
Nëse ishte dashuri me shikim të parë mbetet ende një pyetje. Fakti është se dy pëllumbat u përplasën për herë të parë gjatë ndeshjes së ligës së dytë hollandeze.
Në ndeshjen e sipërpërmendur, e cila u zhvillua katër muaj më parë, mbrojtësi i FC Emmen Hardeveld u eliminua me karton të kuq dhe ekipi i tij humbi 0-1.
Ata publikuan një foto nga Roma në rrjetet sociale, ku njoftuan se po takoheshin. “Është zyrtare”, ka shkruar Shukrula në një postim në instagram.
Një gjyqtare holandeze 30-vjeçare po fiton respekt në fushën e futbollit. Ajo menaxhon rregullisht ndeshjet e Ligës së Kampionëve për femra ose kualifikimet e femrave në Kampionatin Evropian dhe Kampionatin Botëror. Që nga viti 2020, ajo ka qenë gjithashtu gjyqtarja e katërt në ndeshjet e Kategorisë së Parë për meshkuj. I dashuri i saj, Jeff Hardeveld, 26 vjeç, luajti ligën më të mirë holandeze për Utrecht dhe Heracles. Këtë sezon, mbrojtësi ekstrem luan në ligën e dytë për FC Emmen dhe ekipi i tij është në vendin e tretë.
COMMENTS