Melinda Gates paguan 130 mijë dollarë nata për të shmangur vëmendjen mediatike pas divorcit

Melinda Gates paguan 130 mijë dollarë nata për të shmangur vëmendjen mediatike pas divorcit

Belgjikë, Protestë masive kundër vendimit të gjykatës për shamitë në universitete.
Zuckerberg refuzon të dëshmojë përpara ligjvënësve të 7 shteteve…
Masakra në Teksas/ Vrasësi 18 vjeçar tallej nga shokët se ishte i varfër

Melinda Gates thuhet se mori me qira ishullin privat Calivny në Grenada, Karaibe, ku paguan 132 mijë dollarë për një natë.  Lajmi për divorcin me ish bashkëshortin e saj tashmë, Bill Gates shkaktoi bujë të madhe mediatike dhe si një mënyrë për t’iu shmangur kësaj vëmendjeje u ‘arratis’ drejt ishullit përrallor.

Çifti prej shumë kohësh bëri të ditur vendimin  për t’i dhënë fund martesës së tyre të hënën, duke shkruar në një deklaratë të përbashkët në atë kohë: “Pas një mendimi të madh dhe shumë pune për marrëdhënien tonë, ne kemi marrë vendimin për t’i dhënë fund martesës sonë.” – shkruan The Independent.
Sipas burimeve  pas njoftimit për divorc plani ishte që Melinda dhe tre fëmijët e çiftit, si dhe të tjerët e tyre të rëndësishëm, të qëndronin në ishull, për të cilin Bill thuhet se nuk ishte i ftuar.

Ishulli prej 80 hektarësh, i cili u ofron mysafirëve 25 “suita dhe shtëpi të mrekullueshme”, arrihet me një udhëtim pesë-minutësh me anije nga Grenada.

Bill dhe Melinda tashmë janë në gjygj për ndarjen e  pasurisë së tyre që arrin shifrën e 130 miliardë dollarëve.

Ata kanë deklaruar se pavarësisht ndarjes, do të vazhdojnë të punojnë bashkë për menaxhimin e fondacionit të bamirësisë.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0