Ndiheni të dëshpëruar me ndryshimin e stinës? Ndërsa dita shkurtohet, lodhja juaj shtohet dhe gjumi është i vështirë për ju? Mos u shqetëso, kjo që po ndodh me ty ka emër dhe trajtim!
Ndërsaditët shkurtohen, rrezet e diellit zvogëlohen, prodhimi natyral i vitaminës D në trup kufizohet dhe temperatura bie gradualisht. Shumë njerëz ankohen se humori i tyre bie, ndihen të trishtuar dhe të lodhur, kanë vështirësi me përgjëndrimin dhe fjetjen. Ky ndryshim i humorit quhet “autumn blues”, ose thënë në shqip ” trishtimi i vjeshtës”
Melankolia e vjeshtës, ndryshimi i papritur i humorit, është normale dhe zakonisht e përkohshme. Duke bërë disa ndryshime në stilin e jetës, mund të ktheheni lehtësisht në gjendjen tuaj të zakonshme.Në rastin kur simptomat zgjasin më shumë se normalja dhe ndikojnë në mënyrën tusj të funksionimit, duhet të konsultoheni me një specialist.
Trishtimi i vjeshtës karakterizohet nga nevoja e tepërt për gjumë dhe një ndjenjë e mungesës së motivimit.
Përfshin edhe humbjen e interesit për gjërat që më parë ju jepnin kënaqësi dhe depresionin që kufizon funksionin dhe lëvizshmërinë normale.
Roli i personalitetit
Hulumtimet tregojnë se në varësi të personalitetit të tyre, njerëzit priren të ndikohen pak a shumë nga ndryshimi i stinës. Kështu, njerëzit që janë më “të hapur ndaj përvojave të reja” priren të ndihen më “të rënduar” në vjeshtë dhe dimër.
Pranueshmëria ndaj përvojave të reja është një nga pesë dimensionet e të ashtuquajturit personaliteti “Big Five”, testi i personalitetit shkencor i përdorur në shumicën e hulumtimeve sot. Pesë faktorët e personalitetit të bazuar në model janë ekstroversioni, neurotizmi, pranueshmëria ndaj përvojave të reja, mirësjellja dhe ndërgjegjshmëria. Një karakteristikë tjetër që lidhet edhe me melankolinë e vjeshtës është neurotizmi, pra prirja e një personi për të ndjerë më fort emocione negative, duke përfshirë zemërimin, ankthin, trazirat e brendshme, nervozizmin dhe depresionin.
Për më tepër, personat që priren të përjetojnë trishtimin e vjeshtës janë ata që e përballojnë stresin kryesisht me mekanizmin e shmangies.
Disa këshilla se si të dilni nga kjo gjendje
Lajmi i mirë është se simptomat e trishtimit të vjeshtës ose çrregullimit afektiv sezonal mund të largohen relativisht lehtë, pa vite të tëra psikoanalize. Ndër mënyrat praktike për të kapërcyer zymtësinë e vjeshtës është ekspozimi ndaj dritës së ditës.
– Shkoni për një shëtitje gjatë ditës. – Uluni pranë një dritareje për dritë natyrale.
– Kufizoni gjithashtu komentet negative për motin.Në vend që të flisni vazhdimisht për motin e keq, kërkoni tema të tjera bisede për gjërat që ju interesojnë dhe ju japin kënaqësi.
– Kërkoni për aktivitete argëtuese! Kur shihni se humori ju bie për shkak të motit, sigurohuni që me kohë të angazhoheni në diçka që ju pëlqen dhe ju jep kënaqësi. -Kërkoni një hobi të ri ose gjeni një aktivitet që ju sjell gëzim dhe kënaqësi. Përshtateni këtë aktivitet në ditën ose javën tuaj. Edhe nëse keni shumë në orarin tuaj, është veçanërisht e rëndësishme të shpenzoni kohë për diçka që është e mirë për ju dhe ju ngre psikologjikisht. –Një ditar mirënjohjeje mund të ndihmojë .Mendja e njeriut ka një tendencë të ndalet në gjërat negative dhe të kalojë pozitiven si të mirëqenë. Por kjo e bën njeriun të qëndrojë në mjerim dhe të mos përfitojë kënaqësi nga gjërat e vogla dhe të bukura që e rrethojnë. Kështu që mbani një ditar të përditshëm mirënjohjeje, duke shkruar qoftë edhe fjalë të vetme gjërat për të cilat jeni mirënjohës që ekzistojnë në jetën tuaj: shëndeti juaj, kafeja juaj, qielli blu e shumë të tjerë
COMMENTS