ME ZOR PO PRES QË TË IKI NË SHKOLLË PO ÇE DO QË NUK I KAM KUSHTET !

ME ZOR PO PRES QË TË IKI NË SHKOLLË PO ÇE DO QË NUK I KAM KUSHTET !

Vështirësitë e rrugës drejt arsimit për studentët Romë dhe Egjiptian.
Prej dy vitesh shkolla 9-vjeçare nuk hap dyert për të mirëpritur nxënësit…
Starton sot provimi i parë i Gjuhës së Huaj ,34 mijë maturantë i nënshtrohen sot testimit…

96e14f031d362d09f8cf0b04c8b30526 XLXhevair Raxhi këtë vit shkollor do të jetë në klasën e pestë.Djaloshi 10-vjeçar i ndodhur në kushtet e vështirsisë ekonomike,gjendet këto ditë përpara fillimit të vitit të ri shkollor pa sendet e nevojshme të një nxënësi,madje dhe pa vesh mbathje. Gjyshja e tij Mimoza e cila që prej lindjes së tij ka kujdestarin e nipit,kërkon që dikush ti ndihmojë që Xhevairi të ndjekë shkollën. Gjyshja-Sdi se ku të shkojë,une dua të gezoje të paktën atë fëmijë se mirë un ë u plaka po ai. Më vjen keq se pa baba është,nënën e ka të semurë cdo gjë është në krahët e mia,pret kush mund ti japë dicka. Do ta coj në shkollë librat I ka pa lekë por fletore,çanta,stilolapsa,veshmbathje nuk ka asgje.Po qe se nuk marin masa për të më ndihmuar unë nipin nuk e çoj dot në shkollë. Kush të këtë mundësi të vej dorën në zemër që të më ndihmojë të paktën për nipin. Thirrja e gjyshes 62 vjeçare për nipin e saj shkon përtej nevojës për bukë,ushqim apo edhe oriendi shtëpiake.Apeli I saj I vetëm është për shkollimin e nipit. Djali- Dua libra,fletore,veshmbathje që të shkojë dhe unë në shkollë si gjithë të tjerët. Nga viti i shkuar Xhevairit i ka mbetur vetëm çanta,por që do të mbetet një kujtim pasi është e papërdorshme për shkak të dëmtimit të saj.Këtë vit që vjen ai ka falas librat,I cili i përfiton pasi është pjesë e kategorisë së përfituesve,por i mungojnë mjetet shkollor mbi të gjitha veshmbathjet,që mund të shkojë si një nxënës i zakonshëm.

COMMENTS

WORDPRESS: 0