“Me sytë drejt qiellit” : Familjet rome të prekuara nga tërmeti  , apel bashkisë Elbasan për ndihmë emergjente

“Me sytë drejt qiellit” : Familjet rome të prekuara nga tërmeti , apel bashkisë Elbasan për ndihmë emergjente

Media for All/ Programi i “British Council” që mbështeti rreth 200 në Ballkan
Elbasan: Ja sfidat e një babai për të siguruar nevojat bazike të fëmijëve të tij
5-vjeçari nga Tirana pranohet në organizatën botërore të gjenive…

Nga: Pranvera Berati

Ka kaluar tashmë 1 muaj pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 5.8 që tronditi Shqipërinë datën e 26 Nëntorit. Tërmeti përvec qytetit të Durrësit dhe Tiranës preku edhe qytetin e Elbasanit, duke prekur 4 familje të komunitetit rom. Nisur nga situata emergjente një grup inspektimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave  Civile inspektuan banesat e prekura, i cilësuan të pabanueshme dhe i premtuan nevojën emergjente dhe të përkohshme të furnizimit me cadra. Që prej asaj dite e deri më sot familjarët janë me sytë drejt qiellit. Edhe pse pushteti local u njoh me rastin e katër familjeve nuk ka kryer asnjë ndërhyrje. Me këtë rast u njohën edhe aktivistët e organizatës “Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome”, organizatë kjo në mbrojtje të të drejtave të komunitetit rom dhe egjiptian. Aktivistët së bashku me 4 familjet organizuan një takim me drejtorin e Emergjencave Civile, ku i sollën në vëmendje sërish nevojën emergjente të familjeve rome.

Ai u shpreh se” Si rast i prekur nga tërmeti familjarët duhet të dorëzojnë dokumenta si: certefikatë familjare, vërtetim pronësie si dhe vërtetim që nuk janë debitorë ndaj Ujësjellësit. Ndër të tjera ai pohoi se ka marrë urdhër nga bashkia Elbasan, i cili nuk lejon të marrë në shqyrtimato raste, të cilat nuk dorëzojnë vërtetime nga Ujësjellësi. Drejtoria e Emergjencave Civile Elbasan justifikohet me pretendimin se për të kërkuar një shërbim duhet më parë të kesh paguar detyrimet. Ndërkohë që Ligji Nr. 45/2019 Për mbrojtjen Civile specifikisht  neni 30 i pikës (gj ) citon se bashkitë kryejnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë  në territorin e tyre, vlerësimin e nevojave për përballimin e tyre si dhe dëmshpërblejnë shtetasit për fatkeqësitë e ndodhura në territorin e tyre.

Vërtetimi nga Ujësjellësi është dokumenti, i cili penalizon këto familje, pasi rezultojnë debitorë ndaj Ujit. Papunësia dhe kushtet e vështira ekonomike i kanë detyruar të mos i paguajnë faturat e Ujit, e për pasojë të mos sigurojnë nevojën për ndërhyrje në banesat e tyre. Familjet rome përballë kësaj situate i bëjnë apel pushtetit lokal për ndihmë emergjente.

Znj. Zengjine Nuredini shprehet për Informim.al se situate e tyre vështirësohet edhe më shumë në këto ditë të ftohta dimri dhe se fëmijët janë ende të traumatizuar nga ajo ditë e kërkonjë një strehë të ngrohtë.

Z.Hikmet Ademi pohon se ndjehet i pashpresë përballë kesaj situate dhe se i bën apel bashkisë Elbasan që të paktën natën e ndërrimit të viteteve ta kalojë në një qendër të përkohshme të siguruar nga kjo e fundit.

COMMENTS

WORDPRESS: 0