ME NJË KËMBË NUK I JAPIN KEMPIN

ME NJË KËMBË NUK I JAPIN KEMPIN

Elbasan/ 1 Maj, studentë dhe punëtorë protestojnë.
Inceneratori i Fierit, SPAK 11 urdhër arreste të tjera, 5 në pranga, 6 në kërkim (EMRAT)! U paguan 4 milionë euro për punë të pakryera, 60 mln lekë dëm shtetit nga mashtrimi me TVSH
Të shtëna me armë në Kombinat, autori terrorizon gjithë zonën

Teksa ishte duke punuar si mjeshtër ndërtimi, një mur guri i zuri poshtë dhe për pasojë i theu këmbën.

Kjo është historia e 55 vjecarit Gjergj Cuni nga Shkodra e cila e ka zanafillën që në vitin 2011 për të vijuar më pas një kalvar të madh vuajtjesh.

Familja prej 4 anëtarësh jeton me kempin e vajzës së sëmurë të tij ndërsa prej 3 muajsh Komisioni Epror i Caktimit për Punë në Tiranë ka vendosur që ti heqë Gjergjit kempin duke e vlerësuar si të aftë për punë.

Me lot në sy Gjergji na tregon se gjendja fizike e tij nuk e lejon atë të bëjë punë të rëndomta

Ndërsa problem kryesor janë ilaçet, të cilat është i detyruar t’i blejë me borgje.

Gjergji, përveç vështirësisë ekonomike dhe pamundësisë shëndetësore për të punuar, detyrohet të paguaj deri në qindarkën e fundit çdo mjekim, ndaj ai ka një apel.

Familja me 4 anëtarë jetojnë në skamje të plotë. Me vajzën e shtëpisë me probleme shëndetësore dhe kryefamiljarin invalid. Familja ka solidaritetin dhe ndihmën e të afërmve të cilët u gjenden me ushqime apo veshmbathje, por kjo nuk mjafton.

COMMENTS

WORDPRESS: 0