Me armë zjarri me vete në lokal, pranga 43-vjeçarit me precedent të theksuar kriminal në Durrës (EMRI)

Me armë zjarri me vete në lokal, pranga 43-vjeçarit me precedent të theksuar kriminal në Durrës (EMRI)

Taksi të çuditshme? Zbuloni si do të jetë udhëtimi me to
Pfizer/ Vaksina dhe për moshën 5 deri 11 vjeç
Çështja e targave, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen sot në Bruksel

Një 43-vjeçar me precedent të theksuar kriminal është arrestuar në Durrës. Në pranga përfundoi Sherif Çela, pasi u kap në ambientet e një lokali 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

X

00:32/07:55

Njoftimi

i policise:
Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Klienti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariati i Policisë Durrës.

Me armë zjarri pistoletë me vete, në ambientet e një lokali, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal, për vepra të rënda penale.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, krehëri i saj dhe municion luftarak.

Shërbimet e Policisë së Durrësit, si rezultat i punës së pandërprerë monitoruese dhe vëzhguese, ndaj shtetasve me precedent të mëparshëm kriminal, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Klienti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Sh. Ç. (I.), 43 vjeç, banues në lagjen Nr. 2, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 43-vjeçari, me precedent të mëparshëm kriminal, për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit Sh. Ç. (I.), i cili në momentin e arrestimit ndodhej në ambientet e një lokali, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, 1 krehër pistolete dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

FaxWeb

COMMENTS

WORDPRESS: 0