Mbyllen gjykatat e apelit në rrethe, nga 1 shkurti të gjitha çështjet gjykohen në Tiranë

Mbyllen gjykatat e apelit në rrethe, nga 1 shkurti të gjitha çështjet gjykohen në Tiranë

Shkodër / Rreth 1500 invalid do të mbesin pa shërbim urban
1 në 5 familje shqiptare blejnë me listë…
Lezhë/ Të sëmurë dhe mes varfërisë ekstreme.

Siç ishte paralajmëruar nga vendimi i KLGj-së, nga dita e djeshme, të gjitha çështjet gjyqësore të cilat kanë kaluar për apelim, do të gjykohen tashmë në Tiranë. Që ditën e djeshme ka nisur të vihet re ngërçi dhe vështirësitë që qytetarët hasin. Nga gjashtë apele, tashmë kemi vetëm një, për hartën e re gjyqësore të miratuar. Janë rreth 35mijë dosje që presin të gjykohen, siç referohet nga vetë burimet pranë kësaj gjykate.

Kryetarja e KLGj-së, Naureda Llagami, në një deklaratë për mediat dje, u shpreh se reforma ishte e nevojshme.

‘Ishte frika që nuk do i kemi më gjykatat afër derës së shtëpisë, por sot ka ikur ky koncept. Sot është koncept shërbimesh, dhe si në çdo sektor publik, shërbimi është eficencë.’

Një numër i madh avokatësh, aktivistësh dhe opinionistësh janë shprehur të shqetësuar për reformën.

‘Do rriten tarifat për qytetarët,’ shprehet avokati Gentian Sejrani për MCN.TV. ‘Hapja e një çështjeje është shpenzim, dhe tani këto do rriten për shkak të kostove të transportit. Qëllimi i reformës në drejtësi ishte që qytetarët të kishin akses te një drejtësi cilësore. Por ne shohim sot që për qytetarët e varfër, aksesi në drejtësi është shumë më i vështirë. Pjesë integrale e reformës në drejtësi ishte dhe dhënia e ndihmës juridike falas. Në fakt nga përvoja shohim se ligji për ndihmën juridike falas nuk zbatohet ashtu siç duhet, dhe qytetarët e kanë të vështirë që të përfitojnë nga ky ligj.’

Nga ana tjetër, reforma nuk pritet të përshpejtojë proceset, thotë avokati. Për shkak të fluksit të madh të dosjeve, transportit, do ketë madje ngadalësim të proceseve.

‘Edhe pse pati një bojkot nga ana e avokatëve, dhe një qëndrim zyrtar kundra nga Dhoma e Avokatisë, ajo që ndodhi ishte mungesa e reagimit nga KLGj ose institucionet e tjera. Ka rekomandime të mira edhe nga ndërkombëtarët, por qeveria nuk i merr parasysh.’

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0