Mbi 500 fëmijë nga shtresat në nevojë e komunitetit rom/egjiptian nuk kanë mjetet financiare për mësimin online

Arrihet zgjidhje e përkohshme për Strehimin e familjeve Rome dhe Egjiptiane në Selitë
Kushërira e vajzës që ndërroi jetë gjatë ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Elbasanit bën fajtor….
Skamja e familjes shqiptare: Sot nuk kisha bukë për fëmijët, pinë vetëm çaj

Korçë – Me vendimin të dy javëve më parë të Ministrisë së Arsimit për mësimin e alternuar në shkolla 9-vjeçare, vështirësitë për nxënësit, prindërit dhe mësuesit janë shtuar.
Në qytetin e Korçës kjo situatë është shumë problematike, veçanërisht te nxënësit që i përkasin familjeve të shtresave në nevojë dhe të komunitetit rom dhe egjiptian.

Kjo për faktin se ata janë në një gjendje shumë të vështirë ekonomike, sidomos në keto kohë pandemie. Familjet që nuk kanë mundësi për të siguruar nevojat bazë të familjes si ushqimi, veshmbathja, ngrohja në këto ditë të ftohta nuk mund të pretendohet që të kenë kushtet për të pasur një mjet elektronik për komunikim, ëifi apo 4G që të mund të kenë akses dhe të jenë të disponueshem në mësimin online. Situata paraqitet edhe më e vështirë për familjet që kanë më shumë se një fëmijë në shkollë.

Ky vendim prek mbi 500 familje nga të dy komunitetet në Korçë.
Liderat e komuniteteve shprehen se kane lobuar për këtë çështje në Bashkinë e Korçes dehe me DAR, por situata nuk ka marrë asnjë zgjidhje. Përveç lobimit nuk kanë patur mundësinë për të bërë diçka më tepër për këta femijë, për përmirësimin e aksesit në mësimin online.

Familjet e këtyre fëmijëve shprehen të shqetesuar nga ky mendim për mbarëvajtejen e femijëve të tyre me mësime, me sakrifica të mëdha po i ndjekin në shkollë fizikisht dhe tani jane pa asnjë shpresë për t’ju siguruar mjete dhe akses në rrjet.

Edhe pse Bashkia Korçë vitin që shkoi shpërndau disa telefona celularë dhe tableta për fëmijët në nevojë, ato u shpërndanë me kushtin që të ridorëzoheshin sërisht në fund të vitit shkollor dhe në rast dëmtimi prindërve do t’u duhej të paguanin 5 fishin e vlerës. Për prindërit kjo ishte një kërkesë absurd, ndaj ata nuk e pranuan.
Ndërsa jemi ende në muajt e parë të vitit shkollor, kjo situatë e paqartë dhe plot mungesa pritet që të krijojë shumë boshllëqe në arsimimin e të rinjve dhe ndjekjen normale të procesit mësimor.

1598869131 FEMIJE2

Foto: Informim.Al

COMMENTS

WORDPRESS: 0